Ç’është rrjeti TikTok dhe si mund të shfrytëzohet në gazetari?
13/02/2020 Shpërndaje

Ç’është rrjeti TikTok dhe si mund të shfrytëzohet në gazetari?

Javën e shkuar në artikullin Trendet në mediat sociale në vitin 2020 që janë të rëndësishme për gazetarinë kemi përmendur rrjetin social TikTok si një nga trendet të cilave gazetarët do të duhet t’i kushtojnë vëmendje në vitin 2020.  Duke qenë se ky rrjet social është në rritje të vazhdueshme, kemi vendosur t’i japim hapësirë dhe të shkruajmë më shumë për mundësitë e këtij rrjeti, si dhe për atë se si mund të jetë i dobishëm për gazetarët.

Rrjeti social TikTok sipas informacioneve më të fundit nga janari numëron më shumë se një miliardë përdorues, dhe pritet që popullariteti i tij të rritet në vitin 2020.  Ky rrjet social, falë formatit dhe përmbajtjes së tij, ka marrë hov gjatë vitit 2019.

Në dhjetor të vitit 2019 sipas SensorTower.com, rrjeti ishte aplikacioni më i shkarkuar i mediave sociale, me çka sigurisht tërhoqi vëmendjen te vetja dhe është koha për të mësuar më shumë rreth këtij rrjeti shumë të ri social. 

Çka është TikTok?

Rrjeti social TikTok vjen nga Kina dhe është krijuar në shtator të vitit 2016.  TikTok u jep përdoruesve mundësinë të krijojnë, të shpërndajnë e të zbulojnë video të shkurta rëndom deri në 15 sekonda, por me mundësinë e bashkimit të videove me kohëzgjatje deri në 60 sekonda. Ky rrjet është krijuar fillimisht me idenë e prodhimit të videove të shkurta për imitimin e këndimit (lip sync), për komedi si dhe video për shpërfaqje talentesh të ndryshme.  Fokusi i përmbajtjes së TikTok-ut është shpërndarja e videove të shkurta që zakonisht janë argëtuese dhe të cilat i bëjnë të qeshin përdoruesit. Një numër i madh i memo-ve dhe këngëve janë bërë të popullarizuara pikërisht falë TikTok-ut, dhe ky trend definitivisht do të vazhdojë edhe në vitin 2020.  

Por, siç ndodh rëndom me rrjetet sociale, temat dhe synimi ndryshojnë drastikisht, dhe kështu sot në TikTok mund të gjeni video klipe të ndryshme. 

Rrjeti fillimisht i dedikohet publikut më të ri, të ashq. brezi Z. Sipas të dhënave nga viti 2019 rreth 50% e përdoruesve janë më të rinj se 34 vjeç, nga të cilët 26% janë nga 18 deri 24 vjeç. 

Krijimi i profilit dhe përdorimi i rrjetit TikTok

Përmbajtje e këtij rrjeti mund ta shfletoni edhe pa u regjistruar, por nëse dëshironi të keni një profil tuajin me të cilin do të komunikoni me përdoruesit e tjerë, të publikoni përmbajtje e kështu me radhë, atëherë regjistrimi është i domosdoshëm. 

Pasi ta instaloni aplikacionin në telefonin tuaj dhe pasi ta hapni, në këndin e poshtëm djathtas gjenden opsioni me emrin Me (unë) Klikoni te ky opsion për të krijuar profil. Regjistrimin mund ta bëni me përdorimin e numrit tuaj të telefonit, adresës elektronike apo me profile të rrjeteve të tjera sociale si Instagram, Facebook e Twitter.

Cilindo opsion që e përzgjedhni, duhet vetëm t’i ndiqni udhëzimet dhe shumë thjesht do të regjistroheni në rrjetin TikTok. Pasi të jeni regjistruar, gjithsesi do të mund të ndryshoni e të rregulloni aspekte të profilit tuaj, por mos harroni se emrin mund ta ndryshoni vetëm një herë brenda 30 ditësh. TikTok ofron edhe mundësinë e lidhjes së profilit me kanalin në Instagram dhe Youtube.

Video përmbajtjen e shikoni duke shfletuar nga poshtë lart. Videon mund ta komentoni, ta pëlqeni  si dhe të shikoni profilin e personit i cili e ka publikuar. Për të ngarkuar video duhet të klikoni te + dhe automatikisht ju ndizet kamera në telefon. Kur klikoni për të xhiruar video, do të keni mundësinë të shtoni filtra dhe efekte të ndryshme, dhe pikërisht këto dy opsione janë ajo që i tërheqin përdoruesit në këtë rrjet. Gjithashtu mund të ngarkoni video nga telefoni juaj, dhe pastaj të shtoni efekte, tinguj e këngë. 

A mund të jetë ky rrjet i dobishëm për gazetarët?

Shumë pyetje po shtrohet rreth asaj se a mund të shfrytëzohet ky rrjet për gazetari. Përgjigjja sigurisht fshihet psa logjikës së faktit se çdo deritanishëm është shfrytëzuar dhe definitivisht do të shfrytëzohet për zhvillimin e gazetarisë në të ardhmen. Duke u nisur nga kjo, është tejet me rëndësi të ndiqet zhvillimi i rrjeteve sociale dhe krijimi i rrjeteve të reja, dhe të shikohen mundësitë potenciale për krijimin e profileve të mediave tuaja dhe shfrytëzimin e tyre për plasimin e përmbajtjes mediale dhe për mbulimin e publikut. 

Në vitin 2019, Washington Post e ka parë potencialin e ardhjes së publikut të ri përmes rrjetit TikTok dhe tanimë ka 370,400 ndjekës.

Është interesant fakti se mediat amerikane në masë të madhe flasin për punësimin e të rinjve të cilët në fakt i kanë dhënë kontribut prodhimit të përmbajtjes në rrjetin TikTok.

Sara Yasin, redaktore e lajmeve të BuzzFeed News, ka deklaruar se do të punësojë tri ambasador/e tinejxherë/e të cilët një herë në javë do të prodhojnë video klipe për TikTok ose Instagram, duke u bazuar në pasionin e tyre për temat politike dhe mundësitë e rrëfimtarisë kreative.

“BuzzFeed-in e marr si medium me shumë inovacione. Me ta (ambasadorë tinejxherë) mendojmë si do të duken lajmet në të ardhmen dhe bëjmë prova me këtë vizion” deklaroi Sara Yasin. 

Kur flasim për mediat ngs bota të cilat kanë profile në TikTok, këto dy definitivisht nuk janë të vetme. NBC News aktualisht ka mbi 118,000 ndjekës dhe ky numër po rritet dita-ditës. MTV, Vice, BBC Radio 1, Guardian Australia, Vogue Italia, USA Today dhe shumë të tjerë janë duke parë potencialin e rrjetit TikTok dhe tashmë janë duke punuar për të krijuar profilet e tyre.  Në këtë link mund të shihni listën aktuale të mbi pesëdhjetë mediave të cilat kanë krijuar profile në TikTok.

Të gjitha këto media testojnë qasje të ndryshme për xhirimin e video lajmeve, nga ato më të thjeshta e argëtuese e deri te ato më serioze siç janë temat politike dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ato përdorin veglat të cilat rëndom i përdorin tinejxherët që rëndom edhe janë përdorues të këtij rrjeti. Përdorin efekte, meme, muzikë, ndryshim të zërit e vallëzim. 

“Përgjithësisht, videoja e mirë në TikTok është ajo video që dëshiron të vazhdosh ta shikosh. Nëse na duan, ky është komplimenti më i mirë që mund ta marrim. Ajo që e bën TikTok-un kaq të mrekullueshëm është se ju mund të thoni: “Kurrë nuk kam menduar  për të (meme), por tani do të dëshiroja të provoj ta bëj versionin tim” “tha Dave Jorgenson, prodhuesi i videos në Washington Post.  

Aktualisht, kur flasim për shtëpitë mediale në rrjetin TikTok, çdo gjë përmbledhet te krijimi i profilit, eksperimentimi dhe vendosja e lidhjeve me përdoruesit. Çdo gjë lidhet me analizimin e gjeneratës Z dhe cila do të ishte mënyra më e mirë, më kreative për të prodhuar lajme përmes video klipeve të shkurta për ta tërhequr këtë publik. 

TikTok tashmë po fiton popullaritet edhe në Ballkan, dhe e përdor kryesisht e njëjta grupmoshë njerëzish sikurse në krejt botën, dhe po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar te influencerët. Mediat në rajon nuk e shohin ende potencialin për krijimin e një profili, por besojmë se me të gjitha informacionet nga mediat botërore që i kemi përmendur më lart, këto media do të jenë në gjendje ta kuptojnë më mirë këtë aspekt dhe të shqyrtojnë mundësinë të përfshijnë edhe këtë trend në median e tyre, shkruan balkansmedia.

Në këtë aspekt, TikTok mund të luajë patjetër rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrave aktuale të marketingut të lajmeve dhe mund të kontribojë në ndryshimin e përdorimit të rrjeteve sociale në hapësirat tona. 

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.