Politikani ka një mesazh për Halim Kosovën, befasohet nga gjesti që bën për nënën e re në luftë për jetën
Mjeku në sytë e çdo pacienti është hyjni. Ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm ato vizitat brenda orarit, si një mekanizëm i kursidur. Mjeku duhet t’ju gjendet gjithmonë pranë pacientëve, me një mënyrë të ngrohtë të komunikuari, buzëqeshje, shtrëngim duarsh, me pak fjalë t’i kuptosh ato, të jesh pranë tyre kur kanë nevojë.
Mjeku në rradhë të parë duhet të jetë human, përndryshe nuk e bën dot punën. Humanizmi i Dr. Halim Kosovës ka befasuar kryetarin e Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini, me gjestin që ka bërë.
Galdini e ka telefonuar për një rast urgjent dr. Kosovën, për të ndjekur një nënë e cila pas lindjes me operacion ishte në luftë për jetën. Doktori ka lënë gjithçka ka pasur në dorë në ato momente për të shpëtuar jetën e nënës së re.
Kryetari i LDE ka bërë një mesazh mirënjohje publikisht për Kosovën, duke e falenderuar për gatishmërinë dhe kontributin pa kufi ndaj pacientëve, sakaq shton se njerëz të tillë i duhen shoqërisë.
Në fakt mjeku duhet të kuptojë se kur dikush që e merr për ndihmë e bën këtë sepse ka një problem që ia ka besuar atij për ta zgjidhur dhe ky është një vlerësim. Por Shqipëria sigurisht që ka mjekë të tillë që i vlerësojnë në të njëjtën mënyrë pacientët.
Postimi i , Arian Galdini:
Sot kam nje mesazh miresie e mirenjohjeje.
Jam befasuar nga humanizmi i pazakonte i Dr. Halim Kosova.
Fola me te ne mengjes per nje rast kritik, te nje nene qe kishte lindur me operacion dhe te nesermen e lindjes kishte patur komplikacione dhe sot eshte ne lufte per jeten.
Dr. Halimi, edhe pse nuk kishte lidhje fare me rastin, la cdo gje qe kishte per te bere sot dhe shkoi qe te ndiqte vete drejtperdrejt rastin…
Njerez te tille jane te pakte ne jete shoqeri.
Mirenjohje pafund per Dr. Halim Kosoven.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
