DISA GJËRA QË MUND TË BËNI NË NJË DITË ME SHI GJATË PUSHIMEVE
30/08/2023 Shpërndaje

DISA GJËRA QË MUND TË BËNI NË NJË DITË ME SHI GJATË PUSHIMEVE

Ju ka ndodhur të rezervoni pushimet dhe pastaj të zbuloni se koha nuk premton? Mos u dëshpëroni. Sërish mund të kënaqeni.

Ja disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni një ditë me shi në pushime dhe të merni më të mirën nga koha juaj.

Uji si energji pozitive  

Ka ndonjë vend ku mund të ndiheni më afër shiut? Uluni aty. Nëse ka një verandë të mbuluar ose një dritare për pamjen tuaj, është më mirë. Merrni frymë thellë. Konsideroni meditimin. Mund të provoni edhe të shkruani një ditar. Shiut si një formë e ujit mund t’ju ndihmojë të lidheni me emocionet tuaja. A ka diçka që duhet të zgjidhni?

Dilni gjithsesi

Shiut nuk do të thotë domosdoshmërisht se plani mori fund. Merni një çadër e dilni. Një ecje në shi mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet, diçka po pastrohet dhe po ka nevojë për këtë shi – shkoni dhe shihni.

Planifikoni ditën

Meruni me vete, si psh. Lyrje flokësh, thonjsh etj? Një vaske apo masazh është ide e mirë. Bëni gjëra për të cilat zakonisht nuk keni kohë

Bëhuni krijues

Këndoni! Këndimi në shi mund të jetë një shpëtim nga stresi. Shiu është shumë ritmik dhe siguron harmoni të nevojshme.

Piktura është një tjetër ide argëtuese. Ose shëtisni nëpër galeri e ekspozita.

Shihni një film

Kjo është një zgjedhje e njohur edhe në ditë me diell. Kinema apo Netlfix, rëndësi ka të kaloni kohë cilësore nga shtëpia apo dhoma  e hotelit ku ndodheni.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.