Pezë/ 70 vjeçari tregon vështirësitë e banorëve prej rrugës së keqe
12/06/2018 Shpërndaje

Pezë/ 70 vjeçari tregon vështirësitë e banorëve prej rrugës së keqe

Arif Çali 70 vjeç një prej banorëve më të vjetër të njësisë administrative Pezë tregon pasojat e gjendjes  së keqe të rrugës kryesore që lidh katër fshatra të kësaj zone.

Sipas tij që në kohën e diktatorit Enver Hoxha nuk është bërë asnjë investim mbi të. Gjendja e rrugës është një pengesë për tregtimin  e produkteve të prodhuara nga banorët, gjithashtu ua ka vështirësuar jetën nxënësve dhe 400 banorëve. Gurët në mes të rrugës, gropat e mbushura nga shiu dhe balta  janë të pranishme përherë kur bie shi.

Prej vitesh janë premtuar investime në këtë rrugë mirëpo sipas administratorit të njësisë administrative Pezë, Besmir Kola, projekti është gati por nuk është implementuar për shkak se mungon financmimi.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.