17/06/2022 Shpërndaje

Ja cilët janë librat që nuk duhet të mungojnë në valixhen e pushimeve

Vera është momenti ku të gjithë shkëputemi nga rutina, preferojmë të arratisemi larg qytetit, në vende bregdetare, për shijuar detin e mrekullueshëm që natyra na ka dhuruar. Mes gjithë planeve që mund të keni bërë ne ju sugjerojmë të mos harroni dhe mikun më të mire për t’iu shoqëruar me vete, librin. Botuesja e njohur Arlinda Dudaj vjen me disa sugjerime shumë interesante për verën.  Librat qe mund te lexojme në verë janë të shumtë, varet nga dëshirat, shijet apo dhe nevojat e brendshme të gjithësecilit. Për të rriturit vijnë këto tituj.

1-TË LIRË nga Lea Ypi.

Një roman që sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky libër është botuar në 15 gjuhë të ndryshme të botës ndërsa para një vit ka ardhur dhe në shqip për gjithë lexuesit.

2-TOKË E PREMTUAR nga Barack Obama

Një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm i presidentiti të 44 të SHBA. Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite.

3-BANALITETI I SË KEQES nga Hannah Arendt

Filozofja Hannah Arendt i dha një emër të shumëdebatuar kriminelit, aftësisë së njeriut për ti bërë keq një qënie tjetër njerëzore duke e quajtur atë një njeri banal.  Arendt e ngriti këtë hipotezë, ndërsa debati vijon nëse kjo është apo jo mënyra e duhur për përqasje ndaj të keqes.

4-TRENI I FATEVE nga Blanca Busquets

Një tren që niset nga Barcelona drejt një qyteti të vogël rrëzë Pirenejve ndalet në mes të një vendi të një hapësire të pabanuar. Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten…

5-VENDI I BABIT nga Annie Ernaux

Një roman që sjell historinë e një tetëmbëdhjetë vjeçare, ku për herë të parë largohet nga familja në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, giykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar rininë, veten për liri.

Botuesja Arlinda Dudaj sjell sugjerime shumë interesante dhe për lexuesit e vegjël.

Aventurat e Tom Sojerit, nga Mark Twain

Teksa të vegjëlit bëhën gati për aventuart e tyre fëmijnore, lexoni dhe aventurat e Tom Sojerit. Një libër që sjell historinë e një djali të ri që rritet anës lumit të Misisipit. Historia është vendosur në një qytet fiksional, i frymëzuar nga qyteti i lindjes së autorit.Tom Sojeri jeton me tezen e tij Poli dhe me gjysmë-vëllain Sid. Tom është një djalë i shkathët, por trazovaç, që ia bën të vështirë jetën teze Polit. Aventurat e djaloshit Tom Sojer dhe miqve të tij nuk kanë të mbaruar.

PËRRALLA E KËRMILLIT TË QENIT I NGADALTË, nga Luis Sepulveda

Një personazh i ri dhe i paharrueshëm bëhet pjesë e galerisë së Luis Sepulvedës. Një tjetër histori e pashlyeshme,  mëson të rizbulojmë kuptimin e humbur të kohës.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.