Pesë artistë shqiptarë magjepsin publikun e “La Scala-s” së New York-ut
Sopranoja Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi, violinisti Olen Çesari së bashku me
sopranon e njohur në komunitetin shqiptar në Neë York, Deshira Ahmeti – Kerliu
dhe artisten shqiptaro – kanadeze, Ana Golia janë pesë artistët e mrekullueshëm
shqiptarë që magjepsën publikun në skenën “Grand Prospect Hall” në Neë York,
SHBA.
Ata kanë interpretuar një repertor të pasur me muzikë tradicionale shqiptare me performanca që zgjatën me shumë se 1 orë dhe korrën sukses të jashtëzakonshëm.
Performancat me të cilat sollën një pjesë të Shqipërisë u internpretuan në “La Scala-n” e Nju Jorkut në sallën e koncerteve “Grand Prospect Hall”, duke magjepsur qindra bashkëatdhetarë.
Yjet shqiptarë, treshja e mahnitshme Mula-Tukiçi-Cesari, të cilët sapo hodhën mbi “krahët” e tyre një histori tjetër suksesi, javën e kaluar në Otava të Torontos – Kanada, Kishën e Shën Palit në Detroit, të shtunën mbërritën këtu në Nju Jork.
Një “peshë” të madhe në këtë spektakël në Nju York, kanë edhe dy artistët, çifti dibran, Dëshira Ahmeti Kërliu dhe Arjan Kërliu.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
