Bakllavja e Viti të Ri
31/12/2022 Shpërndaje

Bakllavja e Viti të Ri

Kjo periudhë  feste të sjell ndër mend gatimet tradicionale për Vitin e Ri. Bakllavaja e famshme nuk mungon në tryezën festive. Sot është dita e fundit 2022 dhe të gjithë amvisat po bëjnë përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve. Tryezës ku ngrihen dollitë për të pritur një vit të ri nuk I mungon asnjëherë ëmbëlsira tradicionale e festive bakllavaja. Bakllavaja e bërë vetë ose siç njihet ndryshe bakllavaja turke ka tjetër ngjyrë dhe në pjekje do më shumë kohë. Që një ëmbëlsirë e tillë të vijë plot shije tek në duhen të paktën 3 deri në 4 orë pjekje te ngadaltë. Sekretet për një bakllva të shijshme i sjell shef i kuzhinës Fundim Gjepali për pozitivi.org.

“Një bakllava të mirë dallon nga përbërësit. Duke filluar nga përbërësit e mirë si mielli, niseshteja, gjalpi dhe personi që duhet të ketë eksperincën për ta bërë bakllavanë ashtu siç duhet. Duket një përgatitije e thjeshtë por që kërkon shumë impenjim. Një element tjetër  është shumë e rëndësishme është dhe pjekja. Pjekja është e rëndësishme të bëhet në një furrë druri, i jep një shije krejtësisht tjetër. Duhet të kemi shumë kujdes tek pjesa e shurupit, sepse shurupi duhet të jetë I ekuilibruar nuk duhet të jetë shumë i ëmbël. Kur të të bëht shurupi duket të kontrollohet sasia e sheqerit. Një tjetër i përbërësi shumë i rëndësishëm janë arrat që të jenë arra të freskëta, që të thyhen në moment para se të bëhej bakllavaja. Kjo është ëmbëlsira më e preferuar në këto kohë, përpara viteve 90’ kadif dhe baklava kemi pas dy ëmbëlsirat që u konsumonin në natën e ndërrimit të viteve.”  

Shefi i kuzhinës Fundim Gjepali është një nga shefat e kuzhinës më të njohur të momentit në Itali dhe Shqipëri për gatimet e tij të veçanta dhe shumë të shijshme. Ai ndan përbërësit për të përgatitur bakllavan për natën e ndërrimit të vitit. Përbërësit:

1 kg miell

7 vezë (4 të plota dhe 3 vetëm të verdhat)

1 gotë uji me vaj

1 gotë uji me kos

Lëng limoni

600 gram gjalpë për lyerjen e bakllavasë

750 gram arra të qëruara

Niseshte

Përbërësit e sherbetit:

1.5 kg sheqer

½ limon (lëngun)

1 litër ujë

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.