Edukatoja shkurton flokët, për t’i dhënë besim vajzës së bulluar
Një edukatore në Willis, TX, preu flokët për të bërë të ndihet rehat një nga vajzat e kopështit, pasi kuptoi se nxënësja ishte duke u ngacmuar nga fëmijët e tjerë për prerjen e re të flokëve.
Prisilla Perez ishte një vajzë e lumtur kur filloi viti shkollor. Megjithatë, pasi preu flokët, edukatorja e saj, Shannon Grimm, vuri re se Prisilla ishte më e qetë dhe e trishtuar, dhe se nuk donte të shkonte në kopësht.
Pasi ndodhi kjo edukatorja zbuloi se vajza po bullohej sepse kishte prerë flokët te shkurta.
Zonja Grimm për t’i rikthyer besimin vajzës vendosi ta marrë situatën në dorë duke i prerë flokët e saj të shkurtër, njësoj si Prisilla.
Priset u nderua nga bordi i Shkollës së Pavarur Willis më 11 shkurt si “nxënësja e muajit” pasi u propozua nga edukatorja, për trimërinë e treguar gjatë kohëve të vështira.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


