Djali telefonon qendrën e ndihmës për detyrat e shtëpisë, dispeçerja i ndriçon ditën
Një dispeçere e 911 në Lafayette, Indiana, ka fituar nderime në punë, pasi ndihmoi një telefonues të vogël në moshë i cili i kërkonte ta ndihmojë me detyrat e shtëpisë.
Antonia Bundy, e cila punon për Departamentin e Policisë Lafayette, disa ditë më parë iu përgjigj një telefonate të një djali i cili i tha asaj se kishte “një ditë të vërtetë të keqe” dhe “shumë detyra shtëpie”.
Në regjistrimin audio të postuar në llogarinë zyrtare të Twitter të Departamentit , Bundy është dëgjuar duke punuar me qetësi me telefonuesin që po merte për një emergjencë në matematikë.
“Kam pasur një ditë vërtet të keqe, dhe thjesht nuk e di si t’ja bëj”, tha djaloshi në fillim të thirrjes së Janarit. Kurse Bundy iu përgjigj: “Çfarë ndodhi në shkollë që të bëri të kesh një ditë të keqe?” Djali e informon duke i thënë: “Unë kam shumë detyra shtëpie.”
Siç rezulton, djali, i cili nuk është identifikuar, ka nevojë për ndihmë. Bundy e ndihmoi të zgjidhë problemin e matematikës që ai e kishte përshkruar si “shumë detyra”.
Më pas, fëmija e falënderoi. “Më vjen keq që të telefonova ty, por me të vërtetë kisha nevojë për ndihmë”, i tha djali.
Policia e Lafayette Sgt. Matt Gard tha për NBC News se Bundy, e cila është pjesë e departamentit që nga prilli i 2016, është “një punëtore që punon shumë. Gjithmonë është shumë e përkushtuar ndaj asaj që bën”.
Dispeçerët marrin qindra telefonata në ditë, tha Gard, duke shtuar se thirrja e vogëlushit erdhi në një kohë kur qendra nuk ishte shumë e zënë. “Ata marrin shpesh kërkesa të çuditshme”, tha ai. “Por si kjo situatë, thirrje për të kërkuar ndihmë për detyrat e shtëpisë, unë edhe pse kam qenë në zbatimin e ligjit për 13 vjet nuk kam dëgjuar ndonjëherë.”
Departamenti nuk e rekomandon ta thërrasësh 911 për ndihmë me detyrat e shtëpisë, tha Gard, por ata janë të kënaqur që Bundy ishte në gjendje ta ndihmonte djalin e vogël dhe shpresojnë t’ja ketë ndriçuar ditën.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
