Përmbytjet në Greqi, shqiptarja tregon përjetimet e frikshme: 2 metra ujë mbi tokë
21/11/2017 Shpërndaje

Përmbytjet në Greqi, shqiptarja tregon përjetimet e frikshme: 2 metra ujë mbi tokë

Të mërkurën Athina u përmbyt në disa zona, si pasojë kanë humbur jetën 15 persona. Gjendja e jashtëzakonshme përfshiu të gjithë vendin. U transmetua një numër tragjik viktimash dhe të humburish për shkak të situatës së vështirë.

Një nga zonat më të prekura ka qenë Madra. Të prekur nga kjo situatë katastrofale kanë qenë dhe shqiptarët, pasi siç dihet pjesa më e madhe e emigrantëve në vendin tonë janë në Greqi. Një 30 vjeçare shqiptare e cila jeton prej 8 vitesh në Greqi tregon për Pozitivin situatën që ka kaluar në ditët e përmbytjes.

M.Kaca atë ditë ka qenë si zakonisht në lokalin ku punonte. Ka pritur për disa orë për të shkuar në shtëpi, pasi furtuna ka qenë tepër e fortë. 30 vjeçarja tha se në Platamona, në zonën  ku ajo  jeton  janë shkaktuar pafundësisht dëme materiale por nuk ka pasur viktima.

Çdo gjë ka qenë e frikshme për disa orë, ndërsa uji ishte gati 2 mëetër mbi sipërfaqen e  tokës. Më tej  ajo flet dhe për jetesën sa të mirë dhe të vështirë në shtetin fqinj dhe pse u detyrua të kthehet para dy vitesh në Shqipëri.

Intervista për pozitivi.org me M.Kaca:

1.Ma përshkruaj pak si kanë qenë ditët e përmbytjes për ju?

Vendi është përmbyt, uji ka hyrë në magazina, e çdo gjë ka dalë jashtë funksionit. U ka hy uji brenda farmacive, lokaleve dhe shkollave… Katet  e para kanë qenë të gjitha në ujë për disa orë.

Furtnuna e madhe nuk  zgjati shumë në Platamona. Kur nisi unë isha në punë atë ditë. Ishte tmerr, iknin njerëzit me vrap. Për dy orë u blloku  rruga dhe u mbush gati 2 metër me ujë. Unë isha në punë në momentin kur filloi  shiu. Qëndrova aty sepse ishte e pamundur të dilja jashtë. Nëse do kisha dalë, se di  çdo kishte ndodhur, mbase s’do isha sot. Kur pushoi hovi i madh i furtunës ika me makinë në shtëpi tek fëmijët. Erdhi më mori bashkëshori, por prap kishte vështirësi në të ecur sepse vendi vazhdonte të ishte në ujë. Tek ne 1 ditë zgjati gjendja e tensionuar. Por dëme materiale ka pafund.

2.Po fëmijët ku ishin?

Fëmijët fatmirësisht që një ditë më parë u ishte dhënë pushim nga shkolla. Një ditë para stuhisë së madhe shkolla bëri pushim sepse filluan të shfaqeshin shenja jo të mira. Moti nuk ishte ne gjendje të zakonshme, ishte furtunë dhe të nermën ndodhi  tragjedia.

3.Në çfarë zone jeton, dhe a kishte viktima?

Unë jetoj në Platamona. Zona jonë nuk ishte shumë e prekur nga furtuna. Gjendja më e rëndë ka qenë në Madra. Tek ne nuk  ka pasur viktima fatmirësisht por dëme material pafund.

4.Si është gjendja tani pas përmbytjeve?

Gjendja është krejtësisht e qetë, por futuna ka shkaktuar shumë dëme materiale në lokale, dyqane, farmaci, konsultore… Tashmë çdo gjë ka filluar si normalisht dhe po merren masa për tu rikthy në normalitet.

5.Prej sa vitesh jeton në Greqi dhe si kanë qenë këto vite?

Në Greqi jetoj prej 8 vitesh. Kam 3 fëmijë, 2 në shkollë dhe një në kopësht. Jetesa në përgjithësi është mirë, në çdo shërbim. Para 2 vitesh u ktheva në Shqipëri për të mos ardhur më në Greqi. Mendova të kthehem të ndërtoj të ardhmen  e fëmijëve në vendin tim. Por planet nuk shkuan siç deshëm. Bëra prap letrat  e mija dhe të fëmijëve, se i kisha prishur dhe u ktheva në Platamona serish. Ka gati 8 muaj që kam ardhur prapë këtu pasi nuk mund të rrinim më larg bashkëshortit. Ai punonte dhe punon këtu në një lokal, gzhinier dhe kamerier. në Shqiperi eshte pak  e veshtire t’ja nisim nga fillmi.

6.Ke dëshirë të ikësh sërish nga Greqia?

Shpesh e mendoj të kthehem në Shqipëri sepse këtu në Greqi ka njerëz shumë të mirë por ka dhe nga ata që janë shumë racist, sidomos me shqiptarët. Së fundmi nuk po  duroj dot 2 greke, të cilat jetojnë në një pallat me mua. Kur unë dhe im shoq jemi në punë vjen tek shtëpia dhe më kërcënon fëmijët. Ne përpiqemi ti marrim me sportivitet, e ti shmangemi sa te jete e mundur. Por që është e vështirë në shumë situata…

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.