Historia e 10 vjeçares që është e detyruar të punojë për të ndihmuar familjen
14/06/2022 Shpërndaje

Historia e 10 vjeçares që është e detyruar të punojë për të ndihmuar familjen

Të mitur që detyrohen të punojnë mbetet një fenomnen i pazgjidhur ndërvite. Në rrugët e ndryshme të kryqytetit, apo në vendet më të frekuentuar të kap syri fëmijë që nuk janë të shoqëruar për të shijuar mbrëmjet plot gjallëri, por me artikuj të ndryshëm që i shesin për të fituar të ardhura për familjen.
E tillë është historia e 10 vjeçares nga Tirana që i duhet të punojë për shkak të vështirësive ekonomike. Pasditet e saj nuk janë si të gjithë moshatarëve të tjerë, por duke u munduar të sigurojë të ardhura për familjen.
Byrzylyqet shumëngjyrash janë aksesorët që ajo shet pas mësimit, ku shpeshherë pranon që njerëzit nuk janë aq të sjellshëm me të por sërish ajo vazhdon e qetë punën e saj. Për të voglën puna është një sfidë e re për të por që kjo nuk e ka bërë që mësimet ti lërë pas, duke qënë nxënësia më e mirë e klasës.
Për pozitivi.org 10 vjeçarja rrëfen më shumë për punën që bën.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.