Përmbyset makina, vëllezërit heronj shpëtojnë çiftin dhe foshnjën e tyre
Këto vëllezër mund të jenë një dyshe e mirë kundër krimit, duke pasur parasysh gjestin që bënë këtë javë.
Aaron Allen dhe Jolisa Jones, që të dy punojnë në një fabrikë mobiljesh në Florida. Kur po ngisnin një kamion shpërndarës panë të përmbysej një makinë që ishte përballë tyre.
Makina u rrëzua nga rruga dhe u kthye me kokë poshtë në një kreshtë aty pranë. Dy vëllezërit pa hezitim, vepruan për t’i ndihmuar.
Kur u afruan pranë automjetit të dëmtuar, panë se po dilte ujë në zonën e pasagjerëve, ku ndodhej çifti dhe fëmija i tyre 11-ditësh.
Allen nuk arriti të thyejë xhamin e dritares me grusht. Kështu që ai dhe Xhons e kthyen makinën përpara se të mbështillte pjesën e sipërme të grushtit me këmishë dhe të ndihmonte familjen të ishte e sigurt.
Sipas raportimeve çifti nuk ishte dëmtuar, ndërsa foshnja u dërgua në spital për kontroll. Allen tha se bëri atë që ai shpreson që çdokush do ta kishte bërë nëse dhe ai do ishte në një situatë të tillë.
“Nëse do të isha në atë situatë, do të doja që dikush të vinte të më shpëtonte. Do të doja që dikush të më ndihmonte”, tha ai.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



