Foto të bukura/ Një propozim për martesë në ndeshjen e basketbollit
Skenë romantike në finalen e kampionatit të femrave në Mal të Zi. Arbitri Stefan Vukoviç i vendos unazën në gisht të dashurës Violeta.
Violeta Lazareviç është lojtare e kampiones, Buduçnost i Podgoricës.
“Isha e hutuar, nuk e kuptoja nëse po ndodhte me të vërtetë. Ishte e papritur kur ndodhi”, tha Violeta.
Violeta Lazareviç duhej të ekzekutonte gjuajtjen e lirë, por nuk mundi.
Arbitri Stefan Vukoviç nuk e lejoi ndërsa i propozoi për martesë. E gjitha kjo në finalen e kampionatit të basketbollit për femra në Mal të Zi.
Ndeshja po transmetohej direkt në televizion, por në parket u harrua loja.
Arbitri Vukoviç ishte prej kohësh i lidhur me basketbollisten, por nuk i kishte thënë asgjë se do të ishte në ndeshje, jo më që ta drejtonte atë.
“Ato ditë nuk folëm fare për ndeshjen, – tha Violeta për televizionin publik malazez, – madje unë nuk e prisja as që të ishte në pallatin e sportit. U habita kur Stefani erdhi aty dhe do të arbitronte ndeshjen. Kur erdhi momenti I propozimit, unë isha e hutuar, dhe nuk e kuptoja nëse po ndodhte me të vërtetë. Ishte një e papritur”.
Buduçnosti fitoi 70-51 ndaj Podgoricës duke fituar titullin e 14-të kampion të Malit të Zi.
Gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen dhe iu ul në gjunjë të dashurës së tij Viileta Lazarevi për ta propozuar. Rreth tyre u mblodhën lojtaret e të dyja skuadrave duke duartrokitur dhe sigurisht Lazerevi tha “po”.
Basketbollistja 25-vjeçare, shtatlartë 1.91 metra, është njëra nga më të mirat e ekipit dhe po ashtu të ekipit përfaqësues të Malit të Zi.
Ajo shënoi 14 pikë në finale, duke qenë lojtarja e dytë më e mirë në fushë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
