
Futbolli dhe psikologjia e masave: Pse shqiptarët bëhen tifozë fanatikë
Në 12 tetor, Shqipëria do të përballet me Çekinë në një ndeshje futbolli që po tërheq vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga a janë tifozë të flaktë të futbollit apo jo. Por, çfarë është ajo që i bën njerëzit të shohin ndeshje të tilla në masë të madhe? Cilët janë faktorët që i frymëzojnë ata të identifikohen me një skuadër kombëtare dhe të adhurojnë futbollin?

Një motiv i zakonshëm për tifozërinë sportive është nevoja për lidhje shoqërore. Në fjalët e Daniel Gould dhe Gail Weinberg, “Adhurimi i sportit është një fenomen kompleks që ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë variablat social, psikologjik dhe kulturor. Disa nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit bëhen sportdashës përfshijnë nevojën për lidhje shoqërore.” Ky ndjenjë e përfshirjes shoqërore i bën njerëzit të ndihen pjesë e një komuniteti.

Në të njëjtën kohë, sporti ofron emocionet dhe tensionin që i bën ndeshjet futbollistike tërheqëse. “Pasioni, Politika dhe Komuniteti” nga David L. Andreës na tregon se “Tifozët e sportit janë të apasionuar pas ekipeve të tyre, lojtarëve dhe sportit të tyre. Ky pasion mund të çojë në një shumëllojshmëri sjelljesh, pozitive dhe negative”. Emocionet, ndryshimet e papritura në fat dhe momentet emocionuese bëjnë që ndeshjet të jenë të paharrueshme për tifozët.

Fanatizmi është një aspekt tjetër që shpesh shfaqet në tifozërinë sportive. Në fjalët e Daniel Kahneman, “Fanatizmi është një formë e ekstremizmit që karakterizohet nga përkushtimi intensiv ndaj një kauze ose grupi të caktuar.” Në ndeshjet e futbollit, fanatikët janë të përkushtuar ndaj ekipit të tyre në mënyra të jashtëzakonshme dhe janë të gatshëm për sakrifica të mëdha për ta mbështetur. Ata janë të përkushtuar ndaj besimeve të tyre dhe kjo i bën ata fuqi e madhe ndonjëherë edhe përçarëse në sport.

Përveç pasionit pozitiv që sjell tifozëria sportive, është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ajo mund të sjellë edhe aspekte negative. “Nga Psychology of Sports Fandom” nga James A. Steinkamp dhe Joseph A. Durlak përmendin se “Adhurimi i sportit mund të jetë një forcë pozitive në jetën e njerëzve. Mund t’u sigurojë atyre një ndjenjë komuniteti, përkatësie dhe emocion.

Megjithatë, adhurimi i sportit mund të jetë gjithashtu një forcë negative.” Fanatikët mund të përfshihen në sjellje të dëmshme, përfshirë dhunën dhe ngacmimet. Dokumentari mbi jetën e David Beckham, që ka arritur kulmin e shikueshmërisë në Netflix tregon se sim und të arrihet edhe në abuzim masiv të turmës ndaj një individi për arësye që nuk përligjin shkakun me pasojën. Këta lloj tifozësh gjithashtu mund të bëhen tepër të obsesionuar me ekipin e tyre, duke e anashkaluar detyrat dhe përgjegjësitë tjera të tyre në familje apo shoqëri.

Në fund, është e rëndësishme të kemi parasysh se ndeshjet e futbollit kanë një ndikim të fuqishëm te njerëzit në përgjithësi e shqiptarët në këtë rast. Ato frymëzojnë ndjenjat e identifikimit kombëtar, emocionin, pasionin dhe ndjenjën e komunitetit.

Ndeshjet e futbollit kombëtar janë më shumë se thjesht lojë – ato janë një mënyrë për të shprehur dashurinë dhe lidhjen me vendin dhe për të përfshirë veten në një aventurë emocionuese që i bashkon njerëzit me një qëllim të përbashkët – të festojnë sportin dhe vendin e tyre.
© 2023 – 2024, Pozitivi. All rights reserved.