Parandalohet shpërthimi me eksploziv në Elbasan
Policia ka bërë të mundur parandalimin e një shpërthimi me eksploziv ditën e djeshme në Elbasan. 38-vjeçari i quajtur Xhaferr Deliu është arrestuar pasi u kap me një pako me 33.5 gramë lëndë eksplozive të llojit tritol. Lënda plasëse i është gjetur në xhep, gjatë një kontrolli në lagjen “Dyli Haxhire”.
Në pakon e sekuestruar është gjetur një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarr përcjellës. Materialet e gjetura i kaluan Prokurorisë për të kryer hetimet e mëtejshme.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
