Tërmeti/ Ministri i jashtëm italian viziton kampin e Vorës
11/12/2019 Shpërndaje

Tërmeti/ Ministri i jashtëm italian viziton kampin e Vorës

Italia ka qenë një mbështetje e madhe për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave nën rrënojat e banesave të shembura dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Emergjencat civile italiane kanë dhuruar materiale për operacionet e shpëtimit, si dhe kanë dhënë kontributin e tyre në shpëtimin e disa personave të mbetur nën rrënoja. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka vizituar fizikisht disa nga familjet e prekura nga tërmeti që aktualisht jetojnë në kampe.

Së bashku me ministren Belinda Balluku, ministri i jashtëm italian teksa ka vizituar banorët në kampin e Vorës, theksoi edhe njëherë mbështetjen nga Italia. Po nga kampi i Vorës që është ngritur me çadrat e Mbrojtjes Civile italiane, Di Maio theksoi se Italia do i japë ndihmën maksimale vendit tonë për të kaluar këto ditë të vështira dhe për të sistemuar sërish familjet e dëmtuara. ‘Do ju japim ndihmën maksimale për ta kaluar këtë situatë’, ka thënë ministri i Jashtëm italian.  

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.