Panelet diellore në shkollat e Elbasanit/ Si kursimet nga energjinë diellore ndihmojnë investimet në infrastrukturë
13/01/2025 Shpërndaje

Panelet diellore në shkollat e Elbasanit/ Si kursimet nga energjinë diellore ndihmojnë investimet në infrastrukturë

Projektet për panelet diellore në shkollat e Elbasanit janë një shembull i shumë i mirë se si kursimet nga energjia mund të konvertohen në investime për përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Pas projektit për vendosjen e panelev diellore në shkollat e Elbassanit, shkollat nisën të kursejnë faturat e energjisë së përmuajshme elektrike. Madje tashmë janë bërë edhe planet se ku mund të përdoren këto kursime për të financuar projekte të tjera të rëndësishme, duke përfshirë rinovimin e bibliotekave, krijimin e laboratorëve të rinj, dhe ndërtimin e lulishteve dhe hapësirave të tjera rekreative për nxënësit.

Investimet e reja: Nga energjia te infrastrukturat më të mira për nxënësit

Rudina Bicoku thekson se kursimet nga faturat e energjisë po kthehen në investime konkrete për shkollën. Për shembull, në shkollën “Ptoleme Xhuvani”, kursimet e energjisë diellore janë përdorur për të përmirësuar kushtet në shkollë dhe për të investuar në projekte që rrisin cilësinë e jetës dhe edukimit për nxënësit. Ky model është një shembull për të tjerët dhe mund të aplikohet në shkolla të tjera për të krijuar një zinxhir pozitiv investimesh.

Ndihma për komunitetin dhe rritja e cilësisë së arsimit

Ky projekt gjithashtu ndihmon në krijimin e një model të qëndrueshëm për komunitetin. Pjesëmarrësit e projektit janë të bindur se panelet diellore janë një mundësi për të ofruar energji të pastër dhe për të krijuar mundësi për investime që do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të arsimit. Përfitimet që vijnë nga kursimet e energjisë diellore kanë potencialin të ndikojnë shumë më tepër se thjesht në fushën e energjisë.

Një rrugë për të ardhmen

Amina Mema, nxënëse e shkollës “Ptoleme Xhuvani”, shprehet se ky projekt po kontribuon në një të ardhme më të pastër dhe më të mirë, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi. Panelet diellore janë një shembull konkret i një investimi të qëndrueshëm që ka potencialin të ndryshojë për mirë të ardhmen e arsimit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.

© 2025, Pozitivi. All rights reserved.