‘Pabarazia nuk është e pashmangshme, është një zgjedhje’
Pabarazia është një linjë e zgjedhur veprimi. Qeveritë mund të mbyllin hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, dhe disa tashmë po e bëjnë këtë, është shprehur Max Lawson, kreu i politikës së pabarazisë. Shumë mendojnë se ky proces i ndarjes mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë është i pandalshëm. Ky është rezultat i globalizimit dhe i përparimit teknologjik dhe mbase udhëheqësit tanë nuk janë të gatshëm, por në mënyrë efektive të paaftë për të ndryshuar këtë baticë të pandalshme.
Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë çdo vend, pavarësisht nga veprimet e qeverisë, do të shihte një rritje të psmëshirshme të pabarazisë. Por indeksi për Reduktimin e Pabarazisë (CRI) i krijuar nga Oxfam dhe Development Finance International tregon se nuk është kështu. Mbase disa qeveri nuk po bëjnë asgjë për të trajtuar pabarazinë, në fakt po e bëjnë më keq, por shumë të tjerë po marrin një rrugë tjetër. Pabarazia është një zgjedhje e politikës. Trajtimi i pabarazisë është thelbësore për luftën kundër varfërisë së skajshme.
Një shembull pozitiv është Namibia. Namimbia është një vend që ka trashëguar nivelet më të larta të pabarazisë në botë. Por masa standarde e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave ka rënë me rreth 15 pika që nga viti 1993. Qeveria e Namibisë ka arritur të reduktojë sistematikisht hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, më shumë se përgjysmimi i shkallës së varfërisë nga 53 për qind në 23 për qind.
Investimi i saj në arsim ka qenë kyç: vendi ka përqindjen e dytë më të lartë të shpenzimeve buxhetore për arsimin në botë, ku ofron shkollim të mesëm falas për të gjithë. Natyrisht, duhet bërë më shumë. Sistemi i taksave i Namibisë ka nevojë për përmirësim dhe paga minimale e saj është e papërshtatshme. Por është qartë se demonstron angazhim serioz për të reduktuar pabarazinë.
Vende të tjera po përdorin gjithashtu mjete të politikës për të luftuar pabarazinë, me disa rezultate të habitshme. Shumë vende në Amerikën Latine, në vitet e fundit, kanë bërë hapa pozitivë. Këtu përfshihet Argjentina, Kosta Rika, Kili dhe Uruguaj. Të gjitha këto qeveri kanë bërë përpjekje të mëdha për të reduktuar pabarazinë dhe varfërinë përmes shpenzimeve rishpërndarëse dhe duke rritur pagat minimale.
Indeksi i CRI ka për qëllim të tregojë se si politikat qeveritare mund të ndihmojnë në krijimin e shoqërive dhe ekonomive më të barabarta ose më pak të barabarta. Ai fokusohet në politikat kyçe që tregohen për të reduktuar pabarazinë, duke përfshirë shpenzimet progresive në gjëra të tilla si shkollat dhe spitalet, tatimet, pagat. Qeveritë nuk janë të vetmet që mund të punojnë për të reduktuar pabarazinë, por pa to, suksesi nuk do të jetë i mundur.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
