Rrjetet sociale: Arena midis lirisë së fjalës dhe etikës
21/06/2024 Shpërndaje

Rrjetet sociale: Arena midis lirisë së fjalës dhe etikës

Liria për të shprehur mendimet dhe komunikuar lirshëm me të tjerët afirmojnë dinjitetin dhe vlerën e çdo anëtari të shoqërisë, dhe lejojnë çdo individ të realizojë potencialin e plotë njerëzor të tij ose të saj. Prandaj, liria e shprehjes është një qëllim në vete — dhe si e tillë, meriton mbrojtjen më të madhe të shoqërisë.

Megjithatë, liria e fjalës dhe shprehjes, në këtë kontekst, nuk mund të njihen si absolute, dhe kufizimet ose kufijtë e zakonshëm të lirisë së fjalës lidhen me fjalë të rreme, fyerje, obscenitet, pornografi, shpifje, ndërhyrje, fjalë që nxisin kryerjen e dhunës, fjalë urrejtjeje, informacion të klasifikuar, shkelje të të drejtave autoriale, sekrete tregtare, etiketim të ushqimit, etj…

Prandaj ka edhe disa disavantazhe të lirisë së fjalës. Për shembull, disa njerëz mund të përdorin lirinë e tyre të fjalës për të përhapur gjuhën e urrejtjes ose ide të dëmshme. Kjo mund të çojë në konflikt dhe ndarje brenda një shoqërie, dhe mund të bëjë të vështirë jetesën në paqe.

Në këtë kontekst, të ftuarit në podcastin Gen Z me temë “Kontrolli i natyrës së lirë të informacionit” diskutojnë pikëpamjet e tyre mbi lirinë e fjalës dhe rreziqet që mund të shoqërojnë një liri të tillë.

Armela Duka, ekonomiste dhe gazetare ekonomike pranë SCAN TV, dhe Arta Haxhiu, specialiste e marketingut dhe aktiviste në çështje të rinisë, përfaqësojnë dy perspektiva të ndryshme lidhur me kontrollin e lirisë së informacionit.

Kufijtë e medias sociale

Tema e parë, “Kufijtë e medias sociale”, sjell në pah dilemën e lirisë së fjalës dhe nevojën për vendosjen e kufijve. Armela Duka argumenton: “Liria jote mbaron aty ku cënohet e liria tjetrit.” Ndërsa, Arta Haxhiu përforcon këtë kundërshton se: “Media është për përdorim masiv.”

Gjuha e urrejtjes

Gjatë temës së dytë, “Gjuha e urrejtjes”, diskutohet për impaktin e komenteve negative te personazhet publike. Armela Duka thotë: “Nuk mund të kerkosh që të tjerët të mos komentojnë,” ndërsa Arta Haxhiu nënvizon dëmin që mund të sjellë gjuha e urrejtjes në shoqëri: “Nuk mund të lejojmë që jeta e një personi të varet nga komentet e ndyra në rrjetet sociale.”

A ka nevojë për rregulla?

Armela Duka kritikon abuzimin me platformat sociale dhe shprehet: “Shumë faqe bazojnë suksesin e tyre duke sharë persona të caktuar. Kjo që duhet denuar me ligj.” Në anën tjetër, Arta Haxhiu shpreh dyshime për ndërhyrjen ligjore dhe thekson: “Unfollow është zgjidhja më e thjeshtë për këtë problem.”

Podcasti vazhdon të eksplorojë sfidat dhe kontradiktat e kontrollit të lirisë së informacionit, duke u fokusuar në histerinë kolektive online, burimet e informacionit dhe rolin e mediave në ndërrimin e rolet.

Një përfundim që vjen nga debate është: nevoja për një ekuilibër midis lirisë së fjalës dhe kontrollit të përmbajtjes së medias. Armela Duka thekson: “Mediat duhet të ketë kufij ose më saktë parime të caktuara,” ndërsa Arta Haxhiu shton: “Sot informacioni është kudo dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin.”

“Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.

© 2024, Pozitivi. All rights reserved.