Rrjetet sociale: Shanse për dashuri apo rrezik për kurthe?
14/06/2024 Shpërndaje

Rrjetet sociale: Shanse për dashuri apo rrezik për kurthe?

Në një tjetër episod të podcastit Gen Z, “Dashuri në epokën dixhitale”, dy të rinj u përballën me një temë të ndjeshme dhe aktuale: Marrëdhëniet në botën e rrjeteve sociale. Me të ftuar Anxhelita Koxha, menaxhere e rrjeteve sociale nga Tiranë, dhe Jani Nini, praktikant tek Drejtoria Marrëdhënieve Ndërkombëtare, bëmë një udhëtim interesant në botën e dashurisë ditët e sotme.

Anxhelita Koxha sjell në vëmendje faktin se jetojmë në një kohë ku marrëdhëniet nisen dhe zhvillohen përmes rrjeteve sociale. Ajo thekson se këto platforma janë mjetet moderne për të lidhur njerëzit, por gjithashtu edhe pse e pranon se nganjëherë se ato mund të fshehin njeriun pas imazhit të bukur të rrjeteve sociale. “Rrjetet sociale janë thjesht një mjet… në momentin që përdorim insta e whp, mjafton të krijojmë rrjete,” thotë Koxha. Ajo gjithashtu bën të qartë rrezikun e fshehjes së identitetit dhe emocioneve të ngjallura nëpërmjet këtyre platformave.

Nga ana tjetër, Jani Nini shpreh skepticizmin e tij ndaj marrëdhënieve online. Ai thekson se takimi fizik është shumë më i rëndësishëm për të kuptuar sinqeritetin e një personi, ndërsa mbron idenë që marrëdhëniet online të kenë pak aftësi për të krijuar afrimitet emocionale. “Nëse takohemi në një kafe, kuptojmë nëse është i ndrojtur apo i hedhur,” thotë Nini, duke i dhënë rëndësi mënyrës tradicionale të njohjes.

Debati që u ndez  gjatë podcastit ishte i pasur me pikëpamje të ndryshme dhe kritika ndaj mënyrës së ndikimit të rrjeteve sociale në marrëdhëniet njerëzore. Disa diskutime përfshijnë debatet mbi rrezikun e fshehjes së identitetit, dobësinë e emocioneve të shfaqura në platformat digjitale dhe nevojën për takime fizike për të vlerësuar sinqeritetin e një personi.

Gjithashtu, të rinjtë u ndalën në dy pikëpamje të ndryshme mbi përfitimet dhe rreziqet e marrëdhënieve online. Anxhelita Koxha është më optimiste për mundësitë që ofrojnë rrjetet sociale për të lidhur njerëzit, ndërsa Jani Nini shpreh skepticizmin e tij në lidhje me aftësinë e tyre për të krijuar marrëdhënie të vërteta dhe afërsi emocionale.

Ndërsa teknologjia zhvillohet gjithnjë e më shumë, debati mbi marrëdhëniet në epokën dixhitale do të vazhdojë të ngrejë pyetje dhe dilema në shoqërinë tonë. Në fund të fundit, çdo individ duhet të gjejë balancën e duhur mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe të krijojë marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në botën reale.

Artumentet kryesore pro

1- Jetojmë në epokë digjitale kur marëdhëniet ngrihen në rrjete sociale.

2- Rrjetet sociale janë thjesht një mjet… në momentin që përdorim insta e whp, mjafton të krijojmë rrjete, prajnë vetëm hapi I parë.

3- Instagrami është ekspozim i momenteve të gëzuara, por shpesh fshehin njeriun me të meta e gabime.

Artumentet kryesore kundër marëdhënieve online nga Jani Nini

– Ka edhe raste kur marin foto i përdorin ose bëjnë “prank”

– Nuk mund të ketë marëdhënie, nuk krijon dot afrimitet përmes ekranit.

– Nëse takohemi në një kafe, kuptojmë nëse është i ndrojtur apo i hedhur, pra natyrën e vërtetë

–  Rreziku i shfrytëzimit të fotove në internet.

Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.

© 2024, Pozitivi. All rights reserved.