Oficerja e shkollës qetëson nxënësen me aftësi ndryshe me këngë
Një mësuese ka filmuar një moment të bukur në Santa Rosa, në Kaliforni, teksa oficerja e shkollës qetësoi një nxënëse me aftësi të kufizuara duke i kënduar një këngë.
Vajza, e cila është në një klasë për nxënës me aftësi të kufizuara të moderuara dhe të rënda, shihet ndërsa shtrëngon një kafshë dhe qëndron e shtangur në vend pranë derës.
“Ajo thjesht po kalonte kohë të vështirë dhe po qëndronte në korridor”, tha mësuesja e saj, Meaghan King, e cila filmuar momentin. “Ndryshimet janë të vështira”.
Në këtë moment oficerja e shkollës, Chris Morrison rastësisht ka qenë duke ecur dhe për një moment është ndalur duke i kënduar një këngë ëmbël të 1997, “Rainbow Connection”, duke sjellë buzëqeshje në fytyrën e vajzës.
Morrison, e cila ka qenë në Departamentin e Policisë në Santa Rosa për 18 vjet, ka punuar 12 vjet si mësuese me nxënës me rrezik të lartë në Los Anxhelos.
“Është tipike e personalitetit të saj, është një oficere shumë e kujdesshme, saqë zakonisht lë punën e saj për të ndihmuar mësuesit ndërsa kujdesen për këto fëmijë”, tha Kucker.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


