Kamionistja e parë shqiptare, Bianka Dervishi: Bëj 700-800 km rrugë në ditë
Ajo është kamionistja më e famshme shqiptare. Bianka Dervishi ka guxuar me profesionin e saj duke sfiduar jo vetëm gratë por dhe burrat. E fokusuar tek puna në shtetin fqinjë, Itali Bianka tashmë është një emër mjaft i lakuar në media. Shumë prej jush e njihni tashmë por sot Bianka Dervishi në një intervistë për poztiviv.org na tregon më shumë për gjithë vëmëndjen mediatike që ka marrë.
Bianka si po e përjeton gjithë këtë famë/vëmëndje që ke marrë?
Unë vëmëndjen mediatike se kam pritur aspak. Kur më propozuan për intervistën e parë mendova mos ishte thjesht për videot që bëja në TIK-TOK. Fillimisht thashë jo por pas insistimeve pranova. Pas intervistës së parë u habita se si u shpërndanë videot e mija, se sa shumë u fol për mua, për dashurin time për kamionin, vertet emocione shumë të bukura. U fol aq shumë për mua dhe më bëri të ndihem akoma më shumë krenare për punën time.
Cfarë ka ndryshuar tani qe njerezit te njohin, te flasin kur te shohin?
Edhe pse tani më njohin shumë njerëz tek unë nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk do ndryshoj do jem asnjëherë. Bianka është me këmb në tokë. Njerëzit më përshendesin madje dëgjoj që kur kaloj në rrugë thonë: një kamioniste të bukur ka Shqipëria. Më kërkojnë të bëj foto dhe pranoj gjithmonë me kënaqësi është një emocion i bukur. Kur shoh që më duan dhe më respektojnë ndjehem krenare. Së pari që jam shqiptare por mbi të gjitha që jam kamioniste.
Ke fituar gjithë këtë vëmëndje mediatike, por bashkë me famën fillojnë dhe komentet negative, tik e pasur dhe si I ke pritur?
Komentet negative kanë qënë shumë pak, por që nuk ju jap shumë rëndësi, thjesht iu bëj bllok. Pasi njerëzit që mendojnë negativisht ashtu janë të prirur të flasin por zgjidhja më e mirë është ti injorosh dhe të mos iu kushtosh vëmëndje. Prandaj unë preferoj të lexoj gjithmonë komentet pozitive. Gjeje rastin sot të ju them të gjitha atyre që më mbështesin se u jam vërtetë shumë mirënjohëse.
Bianka të mbetemi tek profesioni yt si shofere kamioni. Na shuaj pak kureshtjen sa është rruga më e gjatë që ke bërë me kamion?
Rrugë të gjatë bëj shpesh. Në një ditë arijë të bëj700/ 800 km, por që varet dhe sipas punës.
Si i kujton fillimet e tua që nise të mësosh kamionin, kur kthen kokën pas cfarë i thua Biankës?
Fillimet e mija ishin të shoqëruar me shumë emocione por dhe më frikë, si cdo fillimi. Kur e kthej kokën pas i them vetës rri e njëjta mos ndrysho për asnjë dhe mos dëgjo çfarë thonë të tjerët.
Cila janë 3 sekrete për të qënë një shofere e mirë kamioni?
Për të qënë një shofere e mirë rregulli numër një duhet të sfidosh gjumin. Unë madje do ju këshilloja nëse ju vjen gjumë në timon më mirë ndaloni dhe pushoni se sa të rrezikoni. Sekreti numër 2 shiko drejtimin tënd. Kujdes me shpejtësinë. Dhe nëse dikush të vjen nga pas dhe I bie boris, ruaje qetësine. Këshilla e tretë dhe shumë e rëndësishme. Shmangni përdorimin e telefonit nuk duhet përdorur në asnjë moment celuluari. Kur drejtoj kamionin dhe jam lart me makinat e tjera, shoh një pjesë të mirë të shoferësve që janë në telefon.
Cili është objektivi yt?
Objektivi im është që të bëj të kuptoj shumë persona që vajzat dhe gratë mund të ja dalin. Doja të shtoja që gratë nuk duhen ndaluar që marrin patent kamioni. Kështu që burrat do kenë kolege shumë të zonja. Unë për vetë pas 10 vitesh punë në një profesion tjetër e shoh veten më shumë në kamion.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
