Nxënësit e shkollës 9 vjeçare pastrojnë Kukësin
Nxnësit e shkollës 9- vjeçare “Havzi Nela” në Kukës kanë ndërmarrë një nismë për të dhënë kontributin e tyre në rregullimin e ambjentit ku jetojnë.
Të gjithë nxënësit në kuadër të aktivitetit “Kontributi ynë në komunitet” kanë dalë në zonën ku jetojnë së bashku me mësuesin Bekim Lebicka duke mbjellë pemë, rregulluar me vegla pune gropat nëpër rrugë si dhe kanë pastruar ambientin nga mbeturinat.
Aktivitete të tilla janë ndërmarrë shpesh herë nga studentë dhe vullnetarë që vijnë nga fusha të ndryshme, për të pastruar zona të ndryshme të vendit. Këtë herë vullnetarë kanë qenë nxënësit e shkollës 9 vjeçare në Kukës, që i kanë shërbyer komunitetit të tyre.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



