Banorët e Farkës të alarmuar nga vjedhja e lopëve
Vjedhja e lopëve është kthyer në një problematikë shqetësuese kohët e fundit për banorët e njësisë administrative Farkë. Gjatë forumit “Pushtetari përballë qytetarit” i organizuar nga Infinit Plusi, një banor tha se fshatarët kanë humbur 25 krerë lopë dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur. “Katunarët kanë humbur 25 krerë lopë dhe një lopë nuk është gjetur”, tha ai.
Kurse kryetari i njësisë vendore Ardian Tufa, i vendosur përballë banorëve për t`u kthyer përgjigje për problemet lidhur me grabitjen e lopëve shprehet se janë marrë masa. Banorët kërkuan të kishte më shumë siguri duke shtuar patrullat policore pasi ky problem ka trazuar zonën prej muajsh.
Përveç grabitjes së lopëve dhe kafshëve të tjera, banorët ngritën dhe probleme në lidhje me pronësinë, infrastrukturën, mungesën e një sheshi, bordurave etj.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
