Një mesazh inkurajues mund të ndryshojë gjithçka
Na ndodh të gjithëve që të zgjohemi një mëngjes dhe të ndjeheni të lodhur pasi keni kalur një javë jo të këndshme. Një mëngjes i tillë ka qenë dhe për Anën. “Kalova një javë duke u ndeshur me krimbat që po përpiqeshin të shkatërronin pemët tona të bukura. Orët e shpenzuara që më mori spërkatja e pemëve dhe pastaj shpëlarja e tyre, më lodhën jashtë mase.
Këtë mëngjes të veçantë, isha e bindur krimbat nuk mund të mposhteshin, derisa vërejta këtë mesazh në dërrasë të shkruar nga burri im i çmuar prej 47 vitesh.
Në mesazh më thoshte: ‘Kam dëgjuar krimbat të flisnin mbrëmë nga ora 3:30. Janë pothuajse gati të dorëzohen, ndaj vazhdo me punën e mirë’. Ktheva dërrasën nga pas dhe mesazhi vazhdonte. Bashkëshorti im shkruante me tej: “Ti je një luftëtare e guximshme, do t’i mposhtësh ata”.
Nuk mendoj se unë mund ta doja bashkëshortin më shumë se e dua tani, pasi ai gjithmonë më lë mesazhe të mrekullueshme dashurie dhe mbështetëse. Mendoj se zemra ime është gjithmonë e mbushur plot.
Pastaj mora ilaçin dhe sapunin në dorë, vazhdova të luftoja me ‘armikën’ edhe ditën tjetër. Tashmë vemjet janë zhdukur dhe drurët e mi janë ruajtur, përveç gjetheve që bien. Megjithatë ata do të rriten përsëri këtë verë dhe kjo falë shënimit të dashur të lënë nga bashkëshorti im, i cili është i mrekullueshëm edhe si baba dhe gjysh.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
