Njihuni me 2 vëllezërit shqiptarë të pushtetshëm në “Shtëpinë e Bardhë”
06/12/2017 Shpërndaje

Njihuni me 2 vëllezërit shqiptarë të pushtetshëm në “Shtëpinë e Bardhë”

Dy vëllezër me origjinë shqiptare  që kanë një pozitë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon, kanë bërë xhiron në mediet vendase dhe të huaja, ditët e fundit.

Ylber dhe Ylli Bajraktari zyrtarët e lartë të Pentagonit më herët kanë qenë pjesë e administrimit të ish-presidentit amerikan, Barak Obama, tani kanë rol të rëndësishëm në Sigurimin Kombëtar të SHBA-së, duke qenë se janë sërish në administratën e presidentit aktual Donald Trump.

Ylberi ka përfunduar studimet në Prinston, ka punuar në Irak me ish-drejtorin e CIA-s, David Patreus dhe në Iran me Shtëpinë e Bardh për Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa Ylli ka përfunduar studimet në Harvard dhe ka punuar në Afganistan dhe Indi.

Mësohet se Ylber Bajraktari aktualisht udhëton nëpër botë dhe merr pjesë në të gjitha takimet e Pentagonit për çështje të jashtme të sigurisë. Ylberi është zëvendëskryetari i kabinetit të ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes së SHBA-së, Ash Career dhe ka punuar në zhvillimin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht ndaj Irakut dhe Iranit.

Ndërsa Ylli Bajraktari vëllai i madh në kohën e Obamës ka qenë Këshilltar Special i Zëvendëssekretarit të Pentagonit, Robert Ëork, dhe puna e tij ishte të sigurojë që vizionet e zyrtarëve të administratës së ish-presidentit të përmbushen. Aktualisht bashkëpunëtor i ngushtë i Macmaster, ai shqyrton kërkesat para se të shkojnë në tavolinën e tij. Ndërsa, vëllai i tij, Ylberi është drejtor i lartë i politikës në Këshillin ë Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Për pushtetin e dy vëllezërve shqiptarë në Shtëpinë e Bardhë, ditën e sotme ka shkruar dhe gazeta serbe “Serpski Telegraf”, me titullin goditës “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë”, duke vënë theksin tek fuqia që kanë.

Sipas gazetës serbe vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës , ata janë njerëz me ndikim të madh në politikën amerikane, dhe Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster shkruan ndër të tjera gazeta.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezër të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshëm prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari”, tha Karl Vug. Mendohet se kur presidenti aktual Trump kishte mësuar për suksesin dhe punën që vëllezërit shqiptar kanë bërë në kohën e  presidentit Obama ka vendosur t’i rimarrë në administratë sërish.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.