Elon Musk, miliarderi që sfidoi Putin, kontributi që dha në Ukrainë
12/04/2022 Shpërndaje

Elon Musk, miliarderi që sfidoi Putin, kontributi që dha në Ukrainë

Që prej ditës së parë të luftës Elon Musk e ka treguar hapur mbështetjen e tij për Ukrainën.

“Sfidoj Vladimir Putin në një ndeshje të vetme artesh marciale”

Musk madje sfidon Vladimir Putin, në një duel kundër njëri -tjetrit, dhe cmimi tha se është Ukraina. CEO i Tesla-s me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter, bëri provokimin e rradhës disa ditë më parë. Më parë ai shkruante se Netfliks duhet të presë fundin e luftës për të bërë një film rreth një ushtari ukrainas me ngjyrë, i cili dashurohet me një ushtar rus transgjinor.

Përvec sfidimit të Putin në duel, Elon Musk e ka shprehur qartë mbështetjen e tij ndaj popullit ukrainas duke shkruar pranë flamurit ukrainas: me këmbëngulje në krah të Ukrainës

Ndihma e tij ka qenë reale në Ukrainë. Aplikacioni Starlink i Musk – i cili u lejon njerëzve akses në një shërbim interneti të bazuar në satelit është më i shkarkuari në Ukrainë. CEO i SpaceX  ofroi këtë shërbim pasi presidenti rus nisi pushtimin e Ukrainës. Që atëherë, shifrat tregojnë se aplikacioni është shkarkuar mbi 100,000 herë në Ukrainë, ndërsa shkarkimet në rang global janë trefishuar në dy javët e fundit.

Sensor Tower, një firmë që ofron të dhëna të App Store dhe Google Play, tha se aplikacioni u shkarkua 21,000 herë globalisht në të dy dyqanet të dielën.

Bashkëthemeluesi dhe shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, e ka shumë të qartë vizionin për të nesërmen inovative dhe ai nuk ka aspak frikë që ta ndjekë atë.

Musk me një pasuri mbi miliardë dollarë amerikanë, të cilën ai e ka grumbulluar të gjithën vetë, prandaj të gjithë ata që do të dëshironin një karrierë kaq të suksesshme sa e tija, atëherë mund t’i ndiqni dhjetë strategjitë e tij.

Thuhet që në moshën 9-vjeçare Elon Musk ka lexuar Enciklopedinë britanike, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka deklaruar se është rritur nga librat gjatë gjithë jetës së tij. Prandaj, sa më shumë njohur të fitoni gjatë jetës, aq më mirë do të jetë për ju dhe mos harroni se procesi i të mësuarit vazhdon gjatë gjithë jetës suaj.

“Ky është momenti i duhur për të rrezikuar. Nëse nuk rrezikoni tani, ju nuk do ta merrni kurrë atë hap. Edhe nëse dështoni, ju të paktën e provuat”, kishte thënë Musk duke iu drejtuar studentëve në Shkollën e Biznesit Marshall në Universitetin e Karolinës së Jugut.

Edhe pse sot kur përmendet emri i tij, fjala që e shoqëron atë është “ndërmarrësi i suksesshëm Elon Musk”. Por, kjo nuk do të thotë që gjatë karrierës së tij ai nuk ka dështuar. Për shembull, në vitin 1999, kompania Zip2 të cilën ai e themeloi në fillim dhe më pas kompania PayPal, në të cilin ai ishte bashkëthemelues, u cilësuan në atë vit dy nga dhjetë idetë më të këqija të biznesit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.