Njerëzit zënë vendin e librave në Bibliotekën Botërore të Njeriut
08/11/2017 Shpërndaje

Njerëzit zënë vendin e librave në Bibliotekën Botërore të Njeriut

Hapni botën tuaj…

Mendoni se mund t’i lexoni njerëzit? Në të vërtetë ju mundeni, e kjo bëhet në Bibliotekën Njerëzore, një projekt ndërkombëtar që synon të largojë paragjykimet duke bërë që njerëzit të flasin me  persona që zakonisht nuk do t’i takonin.

Këtë verë, një grup lexuesish u takuan në një bibliotekë në Mogadishu, Somali. Ata ishin atje për të shfletuar dhe njohur më shumë. Por në fakt po lexonin njerëz, jo libra.

Ka filluar në Danimarkë në vitin 2000, e ndërsa tashmë Biblioteka Njerëzore ka projekte në më shumë se 80 vende. Koncepti është i thjeshtë: lexuesit mund të huazojnë një person të vërtetë për 30 minuta, të dëgjojnë historinë e tij dhe të bëjnë pyetje. Mijëra njerëz në mbarë botën tani kanë ‘lexuar’ histori nga biblioteka. ‘Librat’ përfshijnë, tru të dëmtuar, alkolik, nëna të reja single…

“Ka kaq shumë çështje të rëndësishme me të cilat nuk përballemi si shoqëri,” thotë themeluesi Ronni Abergel. “Refugjatët, shëndeti mendor, të pastrehët, seksualiteti, alkoolizmi… lista vazhdon. Sa shpesh ju niseni të bëni një bisedë të sinqertë me dikë që është prekur nga gjëra të tilla? Mendojeni! “Për mua kjo ishte si një “libër”, aq sa ishte për lexuesit e mi të mësonin historinë time “.

Noura Søborg është një tjetër titull në bibliotekë. Një refugjat dhe feminist, iku nga Siria në vitin 2011 dhe u vendos në Kopenhagë. “Pjesëmarrja në Bibliotekën Njerëzore më lejoi jo vetëm të ndaja historinë time, por më dha një pasqyrë për shoqërinë në të cilën po jetoj, njerëzit me të cilët jam rrethuar.

Sesionet e bibliotekave tashmë janë në Australi, Islandë, Finlandë, Rumani, Slloveni, Belgjikë dhe Holandë, e në disa vende të tjera. Partnerët e Bibliotekës Humane bashkëpunojnë me universitete, biznese dhe OJQ. Biblioteka e Njeriut është duke zhvilluar një sërë ngjarjesh në Mbretërinë e Bashkuar me titullin “Hapni botën tuaj”, duke shfaqur disa nga “bestsellerët” e bibliotekës.

“Bibliotekat janë hapësirat e fundit neutrale në shoqëri, vende ku nuk ka agjendë, ku njerëzit mund të jenë të lirë të kërkojnë atë që duan. Janë të mahnitshme bisedat që mund të rrjedhin prej kësaj”, thotë Abergel.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.