Uraganet e frikshme: Mësoni nga se vijnë dhe si t’i shmangim
E gjithë bota mbarë, në ditët e fundit me mendje ka qenë në uraganet Harvey dhe Irma, që kanë sjellë furtunë të paimagjinueshme. Dëmet materiale dhe njerëzore, të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore po bëhen çdo herë e më të rrezikshme. Ndaj është shumë e rëndësishme të informoheni në lidhje me problemet që shkaktojnë këto uragane, për të vepruar kundrejt shkaqeve rrënjësore.
Uragani “Harvey” në Teksas është shndërruar në një stuhi të kategorisë se katërt, si më e forta që godet tokën amerikane në 12 vjet. Një tjetër uragan i fuqishëm me të cilin po përballen banorët e Miamit është quajtur “Irma”. Më shumë se një e katërta e popullsisë së Floridas është evakuar për shkak të përmbytjeve dhe furtunave të mëdha.
Përballja me uraganet:
Fatkeqësi është fjala ekzakt për t’i quajtur këto uragane. Për të njohur mirë këto ishuj, dhe disa prej atyre që jetojnë atje, mesoni çfarë përfaqëson kjo dramë saktësisht: Jetë të humbura, tashëgimni të vogla të zhdukura, anijet, instrumentet e punës së peshkatarëve të mbytura…
Por nuk mund të mjaftohesh vetëm me ankesa, duhet të përpiqesh të përdorësh më së miri situaten per te marre masa. Nietzsche ka thënë se “ajo që nuk na vret na bën më të fortë”, gjë që nuk është gjithmonë e vërtetë. Schumpeter flet për “shkatërrim krijues”, që është akoma më keq. Një fatkeqësi mund të shmanget në masë të madhe duke zgjidhur problemet e emergjencës.
Për ta bërë këtë, ne duhet së pari të bëhemi të vetëdijshëm për problemet që kanë uraganet. Para së gjithash, shkaku rrënjësor i tyre është ngrohja e oqeaneve, e shkaktuar nga emetimet e tepruara të CO2 në të gjithë botën, nga mbeturinat plastike të pa eliminuara, por nuk duhet të harrojmë se vjen dhe nga peshkimi i tepruar.
Pasojat shpërndahen në mënyrë të pabarabartë tek njerezit: Përveç banesave dhe hoteleve luksoze, varfëria është e madhe në këto ishuj. Ndaj njerëzit janë të prekur në mënyrë të pabarabartë nga stuhitë, në varësi të vendit dhe mënyrës se si janë ndërtuar shtëpitë e tyre të cilat mund të mos jenë të sigurta. Të pasurit padyshim që janë më të mbrojtur se të varfërit nga uraganet. Në përgjithësi, këto ishuj janë vende ku sundimi i ligjit është i dobët, trafiku i shumëfishuar dhe ndërtimet nuk respektojnë ndonjë rregull.
Materialet me të cilat janë ndërtuar shtëpitë e tyre janë të dobëta dhe jo të forta dhe kjo është diçka që duhet përshtatur dhe ndryshuar. Së dyti, për të imponuar sigurim të detyrueshëm për të gjitha mallrat dhe të gjithë personat fizikë, së pari duhet të bëhet e mundur regjistrimi i saktë i popullsisë, gjë që mungon mizorisht.
Askush nuk duhet të jetë në gjendje të jetojë në territorin e një vendi pa qenë i siguruar. Dhe jo vetëm nga komuniteti, përgjegjësia e të cilit, në një botë ideale, duhet të kufizohet në rindërtimin e infrastrukturave publike dhe zbatimin e solidaritetit të parashikuar nga ligji.
Së fundi, ndërmerrni veprime serioze mbi shkaqet rrënjësore të uraganeve: Duke reduktuar masivisht emetimet e CO2, duke përdorur sa më pak gaz, vaj, metan sa të jetë e mundur. Duke eliminuar përdorimin e paketimit plastik, duke imponuar pastrimin e atyre që tani asfikojnë oqeanet dhe duke shmangur peshkimin e përgjegjshëm.
Në tërësi, nëse marrim parasysh pasojat e drejtpërdrejta të fatkeqësisë, duhet të marrim mësim për krijimin e vendeve të punës, rinisjen e rritjes, duke i bërë bërë këto ishuj parajsat arkitekturore dhe turistike siç nuk kanë qenë asnjëherë. Dhe, në përgjithësi, kjo do të jetë pjesë e zhvendosjes nga taktikë e një vendi drejt globalizimit, duke sjellë një model më pozitiv, për të mirëpritur gjeneratat e ardhshme.
Kjo nuk vlen vetëm për vendet që u tronditën nga uraganet, por edhe për të gjithë rajonin, ku deti është veçanërisht i nxehtë dhe i ndjeshëm ndaj uraganeve. Sigurisht, mënyra në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë lënë pas dore pasojat e uraganeve të mëparshme nuk ka qenë optimiste. Megjithatë duhet veruar, s’ka më paralajmërime.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
