Njerëzit janë të lumtur pas yogas, por duhet të provoni opsionet e reja super-argëtuese
Yoga ka qenë një burim relaksimi, stërvitje dhe disipline për mijëra vjet, ndërsa tani po përdoret si edhe si burim argëtimi.
Sipas një sondazhi të ri me 2,000 persona, 87% e atyre që kanë provuar yoga janë në një gjendje më të mirë kur largohen,prandaj vazhdojnë ta ushtrojnë çdo ditë e më shumë.
Kur vjen puna te stilet eksperimentale të yogas, yoga e qeshjes kryesonte listën e opsioneve që amerikanët kanë zgjedhur.
Yoga për të qeshur; 20%
Yoga e nxehtë; 18%
Disko joga e heshtur; 17%
Yoga ajrore; 15%
Yoga maceve; 15%
Yoga e birrës; 14%
Yoga e qenve; 13%
Edhe pse secila prej tyre mund të duket e çuditshme në një disiplinë shpirtërore, këto klasa unike të yogas janë të njohura. 66% e të anketuarve ndoqën së paku një klasë në vit në një mjedis eksperimental – por 83% dëshironin që ta bënin më shpesh.
“Njerëzit janë mbledhur së bashku për të praktikuar yoga për mijëra vjet. Në 2019, ne shohim [mësuesit e yogës] të gjejnë mënyra të reja dhe krijuese për komunitetet që të praktikojnë së bashku”, tha Tamara Mendelsohn nga Eventbrite, kompania që punoi së bashku me OnePoll për të kryer hulumtimin.
Të gjitha këto lloje të yoga ndajnë një temë të përbashkët: argëtim dhe relaksim. Në fakt, arsyeja më e madhe për të praktikuar yoga është lirimi i tensionit nga trupi, sipas 54% të pjesëmarrësve të sondazhit.
Arsyet e tjera përfshijnë përmirësimin fizik dhe mendor (52%), uljen e stresit (51%), ndjehesh më i lumtur (43%) dhe thjesht për stërvitje (41%).
64% e të anketuarve zbuluan se planifikojnë të praktikojnë më shumë yoga në vitin e ardhshëm. Ndërsa 38% kanë në plan për t’u angazhuar në aktivitete të tjera të tjera të lumturisë.
10 forma argëtimi për t’u ndjerë më të lumtur:
Të bësh një masazh- 39%
Të ndjekësh mësime noti-25%
Të bësh një Yoga të udhëhequr nga video ose aplikacion- 24%
Yoga të udhëhequr nga një person në një palestër ose studio- 23%
Meditimi i udhëhequr nga video ose aplikacion- 22%
Të kalosh një ditë Spa- 21%
Pjesëmarrja në kurse kërcimi 21%
Meditimi i udhëhequr një person-17%
Një ngjarje apo festival mirësie- 16%
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
