5 arsye pse duhet ta bëni 2018 vitin tuaj “egoist”
“Vetëkujdesja nuk është kurrë një veprim egoist, është thjesht mirëmbajtje e dhuratës së vetme që kam, dhuratën e ardhjes në tokë për t’u ofruar të tjerëve”, thotë Parker J. Palmer.
Duke qënë thjesht gjallë, duhet të kujdesemi për veten. Kjo nuk është diçka egoiste; është akt mbijetese. Nëse nuk kujdesemi për nevojat tona themelore, kush do e bëjë? Ne duhet të jetojmë me veten gjithë jetën, kështu që nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta mbajtur veten “mbi ujë”.
Megjithatë, jeta është më shumë sesa thjesht mbijetesë; është gjithashtu për të lulëzuar. Është për të marrë kohë për veten, të kuptoni çfarë ju pëlqen dhe të ndërtoni një jetë me të cilën mund të krenoheni. Mjerisht, shumë njerëz jetojnë mirë nën potencialin e tyre, ose jetojnë për dikë tjetër përveç vetes. Ju meritoni të jeni pak egoist këtë vit dhe vendosni veten në plan të parë. Ne do të shpjegojmë se si “egoizmi” mund t’i sjellë përfitime jetës tuaj.
Duhet të bëhesh miku më i mirë i vetes dhe gjërat do ndryshojnë. Ne shpenzojmë shumë kohë duke u përpjekur t’i bëjmë të tjerët të lumtur dhe duke u kujdesur për nevojat e tyre, duke lënë pas dore veten. Shumë prej nesh as nuk e pëlqejnë veten dhe dëshirojnë që të mund të hidhen nga lëkura e tyrë në jetën e dikujt tjetër. Ne shohim postimet e njerëzve në Facebook ose Instagram dhe krahasojmë veten me ta dhe jetën e tyre “në dukje” të përsosur. Ne shpenzojmë shumë kohë duke urryer vetveten, sepse jemi kritiku ynë më i keq.
Kur përqendroheni te vetëdashja dhe kujdesi, mjegulla që zhduk vizionin rreth vetes do fillojë të zbehet. Ju do të keni një perceptim krejtësisht të ri për veten, dhe ky imazh pozitiv vetjak do të tërheqë njerëzit e duhur për ju. Të qenurit i hapur me veten dhe të hiqni të menduarit negativish do tu bëjë të ndjeni një frymë të freskët ajri dhe njerëzit e tjerë do ta vënë re.
Më shumë kohë për vetëkujdesje do t’ju lehtësojë trupin. Kur ne nuk e duam veten, tentojmë të hamë e të pimë ushqimet e gabuara, të hyjmë në marrëdhënie të gabuara. Asgjë nuk ka rëndësi më shumë se shëndeti dhe kur përpiqeni, do të shihni rezultate pozitive në mënyrën se si dukeni dhe ndiheni.
Të jetosh një jetë me siguri zakonisht do të thotë të heqësh dorë nga ëndrrat në rast se mund t’i ndjekim më vonë. Pjesa më e madhe e kohës, më vonë, nuk vjen kurrë. Njerëz të panumërt vdesin me ëndrra të paprekura dhe të pazbuluara. Në jetë ndiqni zemrën dhe mos kërkoni vlefshmëri nga të tjerët sepse rruga është “e drejtë”, askush tjetër s’e di, por ju.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
