Një “tweet” në rrjete sociale, shpëton 26 vajza nga trafikantët
16/07/2018 Shpërndaje

Një “tweet” në rrjete sociale, shpëton 26 vajza nga trafikantët

Inovacioni teknologjik i shoqëruar me mirësinë njerëzore mund të bëjë mrekulli. Njëzet e gjashtë vajza janë shpëtuar nga kthetrat e trafikantëve falë një postimi të bërë në kohë nga një pasagjer në tren.

Adarsh ​​Shrivastava po udhëtonte me tren në shtetin indian të Uttar Pradesh kur vuri re diçka të dyshimtë. Në kabinën e tij ishte një grup i madh vajzash të mitura, shumë prej të cilave dukeshin të pikëlluara.

Shrivastava nxorri telefonin e tij dhe dërgoi tek autoritetet hekurudhore një “tweet” për t’i njoftuar për situatën. Disa ndalesa më vonë, policia hekurudhore në plainclothes hipi në tren, shpëtoi 26 vajzat dhe arrestoi dy burra, njoftoi Hindustan Times, duke cituar zyrtarët hekurudhorë.

Vajzat u transferuan më vonë tek autoritetet shtetërore të mirëqenies së fëmijëve, të cilët aktualisht po punojnë për t’i rilidhur me kujdestarët e tyre të ligjshëm.

Shrivastava është përshëndetur si një hero nga shumë njerëz në mediat sociale. Megjithatë, në përgjigje naj njerëzve ai thjesht ka thënë, “Faleminderit, por si qytetar i Indisë është përgjegjësia jonë të ndihmojmë njerëzit”. Rrjetet sociale duhet t’i përodorim edhe për të zgjidhur situata të tilla jo vetëm për të komunikuar dhe publikuar aktivitete nga jeta e përditshme.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.