Polakët lënë në stacion karrocat e fëmijëve si ndihmë për nënat ukrainase
07/03/2022 Shpërndaje

Polakët lënë në stacion karrocat e fëmijëve si ndihmë për nënat ukrainase

Në 12 ditë pushtimi në Ukrainë ku mijëra qytetarë po largohen në kushte mjaft të vështira, bota është parë më e bashkuar se asnjëherë. Polonia është vendi i parë që ka pritur, deri më tani, mijëra refugjatë nga Ukraina duke i strehuar dhe në shtëpitë e tyre.

Së fundmi një gjest i bukur po qarkullon në rrjet. Nënat polake kanë lënë karrocat e fëmijëve të tyre në stacionin e trenit ku zbarkojnë çdo ditë refugjatët nga Ukraina.

Kjo për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe lodhjen e madhe që nënat ukrainase po kalojnë me fëmijët e tyre në krahë.

12 ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, mbi 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.