Një rrëfim shqetësues: Kur bukuria mbulon hijet e dhunës
01/12/2023 Shpërndaje

Një rrëfim shqetësues: Kur bukuria mbulon hijet e dhunës

Në këto ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave do të ndajmë sot historinë e vërtetë të një gruaje të bukur,  të bukur e të zonja, me një diplomë në financë që e ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Pra cdo gjë dukej perfekte. E në këto kushte u duk se kishte pak vend për gabim. E trembur nga ideja se nuk do të shfaqte dot aspektin e vërtetë të saj, ajo u kujdes të mos nxitohet në zgjedhjen e partnerit të jetës. Në moshë të pjekur, ajo zgjodhi një person që u paraqitej si intelektual dhe i cili e bëri për vete me deklarata dashurie por edhe me nivelin intelektual e mirëqenien.

Mirëpo, në hijen e një familjeje të fortë dhe të lumtur, filloi të zhvillohej një drame e fshehur. Partneri i saj fillon të ushtrojë dhunë sistematike, duke e futur në një rrugë të errët të dhunës psikologjike dhe fizike.

Sot, në moshën 60-vjeçare, raportet mjeksore tregojnë pasojat e tmerrshme të një jete nën hijen e dhunës. Problemet e shëndetit mendor janë rrjedhojë e një ndjeshmërie të plagosur, e një shpirti që ka kaluar nëpër një furtunë të vështirë.

Ky rrëfim tronditës sjell në vëmendje se dhuna nuk njeh nga moshë, gjinë, apo nivel shoqëror. Ajo mund të shpërfaqet në çdo kënd të shoqërisë, duke vënë në pah nevojën për ndihmë dhe mbështetje.

Në ditët e sotme, shumë familje të lumtura nga jashtë fshehin një tjetër realitet. Në heshtje, një grua mund të vuajë dhe të ketë nevojë për ndihmën tonë.

“Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” ndihmoi në këtë rrugëtim të vështirë të daljes nga situata e dhunës.

Në ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, kjo histori shërben për të ndarë mesazhin se çdo grua ka të drejtën për një jetë pa frikë dhe dhunë. Ndihma dhe ndërgjegjësimi janë kyçe për të ndryshuar rrëfimin e tyre.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.