Një histori e vërtetë
19/03/2019 Shpërndaje

Një histori e vërtetë

Në partneritet me The Moth, një organizatë jofitimprurëse dedikuar artit të tregimit, ju sjellim folësit më frymëzues në të gjithë botën.

Jeff Simmermon ishte në humor të keq pas “divorcit të papritur” disa vite më parë. Gjithçka që donte të bënte ishte të kthehej në shtëpinë e tij në qytetin e Nju Jorkut, në mënyrë që të dilte në shi e të largonte emocionet negative.

Sidoqoftë, durimi i tij u provua, kur qeset e ushqimeve iu hapën në tren ndërsa po shkonte në shtëpi pasi i kishte blerë. Simmermon u bë edhe më i inatosur kur një pasagjere e akuzoi se ishte i pakujdesshëm ndaj hapësirës së saj.

Ajo që pasoi më vone ishte një shkëmbim i çuditshëm zemrash, në të cilën Simmermon dhe gruaja i lanë njëri-tjetrit, një ndjenjë më të mirë se kur ai hipi në tren.

Dëgjoni historinë e tij më poshtë …

The Moth u jep njerëzve një mundësi për të treguar një histori të vërtetë përpara një audience të drejtpërdrejtë dhe nganjëherë historitë e tyre zgjidhen për t’u transmetuar në një emision në radio.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.