Shahistja Klean Shuqja shpallet kampione në Europianin e Blitzit
25/07/2022 Shpërndaje

Shahistja Klean Shuqja shpallet kampione në Europianin e Blitzit

Klean Shuqja triumfoi në turneun e kategorisë Blic për sportistët deri në 16 vjeç.
Ajo doli kampione e Shqipërisë pak javë më parë, ndërsa shkëlqeu në Selanik duke marrë 12.5 pikë në 18 ndeshje. Klean shënoi 12 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje duke lënë pas shahisten gjermane. Për pozitivi.org ajo flet për këtë sukses të rradhës si kampione.
Klean je renditur e para mes 16 vajzave në grupmoshën U-16 me 12.5 pikë dhe je shpallur Kampione e Kampionatit të 21 Europian të Blitzit, si ndihesh pas kësaj fitore, ku në akt është një fitore e përsëritur?

Sigurisht që jam e emocionuar edhe pse nuk është hera e parë që unë rrëmbej këtë trofe. Për herë të parë kampione Evropë në Blitz kur isha vetëm 11 vjec edhe pse luaja në grupmoshën 14 vjecare ashtu edhe më shumë konkurentë. Megjithatë edhe kjo garë kishte emocionet dhe kënaqësinë e saj.

Cili është synimi yt?

Synimi im është që jo vetëm thjesht të vazhdoj në këtë sport por të marrë titullin më të lartë në shah i cili është ËGM ( Ëoman Grandmaster)

Je e apasionuar pas shahut, në cfarë moshe ke filluar të luash për herë të parë?

Kam filluar të luaj shah rreth moshës 4-vjecare me babin e pastaj shkova te profesori i shahut Shkëlqim Çela ku mësova më shumë rreth kombinacioneve, strategjisë së lojës.

Në familjen tuaj a është luajtur shah më parë, kush është personi që ka ndikuar tek ty për lidhjen e fortë që ke me lojën e shahut?

Sic përmenda dhe më lart personi që më ka futur në rrugëtimin e shahut ka qënë babi. Po gjithashtu kam luajtur dhe me dajot dhe me gjyshin.

Zakonisht me kë e praktikon më shumë shahun?

Normalisht nuk mjafton vetëm stërvitja me profesorin kështu që praktikohem dhe duke luajtur online me kompjuterin dhe duke bërë pozicione të ndryshme.

Klean si e sheh deri tani në vendin tonë a janë të rinjët e intersuar për lojën e shahut?

Unë mendoj që është një sport që ka fituar dhe po fiton shumë popullaritet edhe tek të rinjtë madje tek fëmijët e vegjël. Me kënaqësi dua të permend këtu edhe faktin që motra ime e vogël edhe pse 4 vjec e gjysëm e ka parë këtë lojë me shumë interes dhe kuriozitet duke ecur kështu edhe ajo në gjurmet e mia, por ajo e ndjek një kurs shahu edhe në atë kurs kam vënë re që ka një numër të lartë fëmijesh që shkojnë me dëshirë për të mësuar dhe praktikuar lojën e shahut. Po ashtu edhe une si nxënëse në klasën e 10 në gjimnazin Petro Nini Luarasi kam hapur klubin tim të shahut në të cilin nxënës të viteve të ndryshme vijnë dhe e frekuentojnë. Gjithashtu mesazhi im për të rinjtë është të ndjekin gjithmonë ëndrrën dhe pasionin e tyre por pa harruar se duhet të punojnë fort për ta bërë realitet.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.