Kukësi mbulohet me borë, mësuesi ngjit kodrat bashkë me nxënësit për në shkollë
25/10/2017 Shpërndaje

Kukësi mbulohet me borë, mësuesi ngjit kodrat bashkë me nxënësit për në shkollë

Dimri në disa fshatra ka trokitur shumë herët. Në zonën e Kukësit vendi është zbardhur nga reshjet e dëborës, duke mbuluar çdo gjë.

Në pamje të parë përcillet bukuria e kësaj stine, me të bardhën ngjyrën që duket se mbulon çdo llum. Por në fakt jo gjithçka është kaq e bukur dhe e thjeshtë sa duket. Edhe pse ende jemi në vjeshtë, banorët e fshatrave Shishtavec dhe Topojan  janë përballur me vështirësitë e dimrit.

Disa foto mjaft inspiruese janë publikuar në facebook, nga një mësues në këtë zonë. Mësuesi Bekim Lekica, i cili ka qenë dhe gazetar, ka udhëhequr nxënësit në mes të borës, gjatë rrugës për në shkollë.

Në fshatra, për të shkuar në shkollë rrugën duhet ta bësh në këmbë, shpesh duke ngjitur apo zbritur kodra. Në Kukës, në këmbë shkojnë në shkollë pjesa më e madhe e nxënësve. Duke parë kushtet e motit, vendin e zbardhur nga bora, mësuesi Lebicka ka vendosur t’i shoqërojë nxënësit rrugës për në shkollë në këto ditë të vështira.

Një gjest për t’u vlerësuar ky që ka bërë Trebicka. Epo kjo është stina e dimrit, sa e bukur aq dhe e vështirë. Ata që janë në fshatra duhet të mësohen t’u bëjmë ballë vështirësive të natyrës, të gjithë së bashku, siç ka bërë mësuesi me nxënësit.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.