‘Një grusht yjesh’ mblidhen në ditëlindjen e të madhit Robert Ndrenika
10/01/2018 Shpërndaje

‘Një grusht yjesh’ mblidhen në ditëlindjen e të madhit Robert Ndrenika

Aktori i madh i skenës shqiptare Robert Ndrenika sot feston 76 vjetorin e lindjes. Vitet kalojnë por shpirti i artistit të lirë, ka lëshuar rrënjë tek publiku shqiptar dhe ende vazhdon të ruajë atë madhështi përpara çdokujt që padyshim e ka parë mijëra herë në ekran apo dhe në shfaqjet në teatër, duke përfaqësuar në mënyrë origjinale personazhë të ndryshëm të shoqërisë.

Me mirësinë që transmeton përmes imazhit të tij, shtatlartë e me tipare të zeza të thinjura,  Ndrenika e ka kaluar ditëlindjen e 76 mes miqve artistë, po ashtu të njohur nga publiku.  Me disa foto të shkrepura prej tij, Arben Bllaci, djali i poetit Jorgo Bllaci, na sjell disa pamje të Ndrenikës me artistët teksa konsumojnë kafenë. E veçantë dhe mëse e përshtatshme ka qenë diçitura me të cilën Bllaci ka shoqëruar foto, “Një grusht yjesh”.

Postimi i Jorgo Bllaci: “I shkova Bertit se njihemi edhe pse prej shumë vitesh pa u takuar.

– Të lutem, ndërhy t’ju bëj një foto! Kaq yje në një vend gjynah të mos ju kem kujtim. – i thashë me të qeshur.

– Patjetër! – tha kavalier siç është.

– Ti je Bllaci i sindikatave, apo jo? – foli fort si qëllimisht m’u duk.

– Aha, Arben Bllaci qenka ky! – kërceu Anastas Kristofori hidhur.

Unë nuk fola. M’u ftohën duart që mbaja telefonin, sa edhe fotoja paska dalë flu…

– Po, mjeshter, ai jam. – i thashë i zënë aq ngushte sa s’bëhej.

I falenderova dhe tek ika, desha të paguaja tavolinën.

– Je i vonuar, kush u lë radhë atyre të paguajnë këtu. – më tha kamarjeri.”

Bllaci sqaron më tej historinë:

Diku nga viti 1995, rashe viktime e sindikates se Teatrit Popullor. Atehere drejtor aty ishte Anastas Kristofori dhe punjesit e prapavijes kishin ankesa. Pa u thelluar shume shapllamosa nje shkrim qe s’di pse doli aq i eger. Karabush i dehur hesapi atehere. “Anastas Kristofori ne rolin e drejtorit” ishte titulli. Shkrimi beri buje ne qarqet e artisteve. Erdhen ne redaksi dhjete aktore, me te shquarit e teatrit, me Bert Ndreniken ne krye. Ishin te pakenaqur me c’thuhej ne shkrim. Hapu dhe te futem, thosha me vete. Po vete Anastasin nuk e kisha ndeshur kurre nga afer. Ja, sot sefte…

Ka pasoje plumbi fjala e hedhur pa mend. Afro 25 vjet qe ky artist i shquar e mban ngulur ne tru per keq emrin tim…

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.