Një grua merr me qira dhoma hoteli për të pastrehët
Një grua në Çikago ndihmoi dhjetëra të pastrehë të qëndrojnë ngrohtë gjatë vorbullës së rrezikshme polare të kësaj jave.
Candice Payne pagoi 20 dhoma hoteli, duke u dhënë rreth 80 njerëzve të pastrehë një shtrat të ngrohtë për të fjetur për një javë.
Payne i rezervoi dhomat e hotelit pasi kuptoi çfarë rreziku kishte për personat pa shtëpi në një kohë kur temperaturat janë nën zero gradë. Ajo e postoi historinë në media sociale dhe shumë shpejt donatorë të ndryshëm u ofruan t’i ndihmonin të pastrehët me ushqime.
“Ndoshta nuk dinin ku të fillonin të ndihmonin, prandaj jam e kënaqur që kam qenë në gjendje të shërbej si mjet lidhës”, tha ajo per CBS Chicago. Video
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
