Të burgosurit shpëtojnë një fëmijë, të bllokuar në makinë
Në Florida të SHBA-ve dy të burgosur kanë shpëtuar një fëmijë. Gjesti i bukur dhe i rrallë i të burgosurve, që kanë shpëtuar një fëmijë 1 vjeçar teksa kishte mbetur i mbyllur brenda në një makinë aksidentalisht, ka mrekulluar të gjithë.
‘Profesioni’ i tyre i mëparshëm prej të cilit edhe janë burgosur këtë herë u ka shërbyer për të shpëtuar një jetë njeriu. Të burgosurit ishin duke kryer shërbim pastrimi në komunitetin e Floridës në momentin që u është kërkuar ndihmë nga policia e shtetit.
Policët thirrën të burgosurit duke ditur që kishin eksperiencë në hapjen e makinave. Pa hezituar për asnjë moment, kanë hapur menjëherë makinën duke shpëtuar 1 vjeçarin Dallas. Mamaja e djalit dhe të gjithë ata që kanë parë këtë akt shpëtimi përmes videos së publikuar, i kanë falenderuar pafund dy të burgosurit.
function execute_YTvideo(){return youtube.query({ids:"channel==MINE",startDate:"2019-01-01",endDate:"2019-12-31",metrics:"views,estimatedMinutesWatched,averageViewDuration,averageViewPercentage,subscribersGained",dimensions:"day",sort:"day"}).then(function(e){},function(e){console.error("Execute error",e)})}Powered by Embed YouTube Video
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
