NJË DITË NË MUZE, NGA LASHTESIA TE PAVIJONI I TERRORIT KOMUNIST
Muzeu Historik Kombëtar në javën e festive të 28 dhe 29 Nëntorit është ndryshe. Punonjësit këtu tregojnë se diferencën e bëjnë shkollat dhe fëmijët. Grupet hyjnë e dalin njëri pas tjetrit. Mësues e prindër shoqërojnë fëmijët nga moshat më të vogla, në kopshte deri te adoleshentët që kur hyjnë në muze mendojnë se i dinë shumë prej informacioneve aty. Por kur dalin atmosfera ndryshon, komentojnë zhurmshëm me njëri-tjetrin për çfarë panë e mësuan.
Muzeu Historik Kombëtar
NGA LASHTESIA TE PAVIONI I TERRORIT KOMUNIST
Muzeu ka disa pavijone si atë të Lashtësisë, të Mesjetës dhe të Ikonave. Ai që tërheq më shumë të rinjtë dhe fëmijët është pavioni i Lashtësisë. Kjo sepse ka shumë objekte të shpjeguara me legjendjat përkatëse që i përkasin një epoke për të cilën ata dinë pak, vetëm atë që kanë lexuar nëpër libra dhe e kanë të vështirë ta vizualizojnë. Pavijoni i Terrorit Komunist jo gjithnjë zgjidhet nga turet e fëmijëve sidomos për më të vegjlit për të cilët edhe pse kujtesa është e rëndësishme e kanë të vështirë të kuptojnë një qeli të zymtë e të errët, disa mjete torture apo njolla gjaku nëpër veshje e nëpër mure.
MUZEU NE RIKONSTRUKSION
I ndërtuar që në 28 tetor të vitit 1981 ka kaluar shumë “aventura”që nga periudha kur specialistët e histories, gjuhësisë, arkeologjisë apo të etnogtrafisë u mblodhën për ti dhënë formë institucionit muzeor më të madh në Shqipëri e një prej më të rëndësishmëve.
Në hyrje të Muzeut madhështia ka humbur pak pas skelave që kanë mbuluar Muzeun, në fazë rikonstruksioni.
Muzeu me 27 mijë metër katrorë sipërfaqe u dëmtua seriozisht gjatë termetit të vitit 2019.
Sot kjo godinë ka brenda rreth 5 mijë objekte, disa prej tyre rikrijime duke imituar modelin original disa të tjera objekte autentike që nga mijëvjeçari i IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Një ditë brenda Muzut Historik Kombëtar, pamje të vizitorëve
Megjithatë edhe për më të rriturit që e kanë pasur mundësinë të vizitojnë disa herë këtë muze, pas vizitës së radhës del me të njëtjën përshtypje: Ia vlen ta shohësh e ta rishohësh sepse ka gjithjë diçka të re për të mësuar apo përjetuar.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
