Uji i ndotur në Tiranë, alarmohet familja pas rezultateve
Ndotja e ujit të pijshëm është një problematikë mjaft shqetësuesë, në mbarë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se pothuajse 2 miliardë njerëz në botë nuk mund të gjejnë ujë të pijshëm. Kjo problematikë është edhe në vendin tonë. Si uji i rrjedhshëm dhe ai që blihet te makinat që shesin nëpër lagje, përbën rrezik serioz për shëndetin e banorëve.
Pozitivi.org sjell pamje që tregojnë sa i ndotur është uji që konsumojmë në kryeqytet. Këto rezultate kanë dalë nga specialistë të cilët kanë bërë analizat e ujit në një familje në Tiranë, më pas me anë të një paisjeje e kanë filtruar atë. Gota në të majtë është me ujin e rrjetit që vjen në shtëpi, ndërsa gota e tretë është me ujin që blejmë nga makinat. Gota e mesit është uji i filtruar me anë të një paisjeje. Pozitivi.org mëson se kjo provë është bërë në një familje të rastësishme, anëtarët e së cilës janë shqetësuar pa masë kur kanë parë sa i ndotur ishte uji që konsumonin.
Analiza për cilësinë e ujit kushton 1200 leke te rinj. Banorët duhet ta bëjnë shpesh në mënyrë që të dinë çfarë po konsumojnë. Nëse kanë probleme me depozitat e pallteve apo derisa uji të mbërijë në banesë duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Higjienës. Ndërsa nga depozita tek rubineti, përgjegjësia është e administratorit të pallatit ose pronarit të shtëpisë. Sakaq së fundmi është paraqitur një zgjidhje, me anë të një paisjeje përkatëse që montohet në lavamanet e shtëpisë, me të cilën është bërë dhe filtrimi i ujit në fotot më poshtë. Ato janë disa filtrues me anë të të cilit mund ta pastroni ujin lehtësisht në lavamanet tuaja.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




