Një 8 Mars lufte, tulipanët e jetës në strehën e bombave, dhuratat e grave në Ukrainë në vijën e zjarrit
09/03/2022 Shpërndaje

Një 8 Mars lufte, tulipanët e jetës në strehën e bombave, dhuratat e grave në Ukrainë në vijën e zjarrit

8 marsi në Ukrainë ishte dita e 13-të e luftës. Ndonëse shpërthimet e bombave dëgjoheshin kudo, kjo ditë u simbolizua nga dhurata të vogla dhe akte guximi. Tulipanët ofrojnë një pamje të jetës si në një bodrum në Kiev. Gratë e moshuara, të përkulura nga mosha dhe sëmundja, shkelin me kujdes një dërrasë të rrënuar të një ure në Irpin, duke ikur nga granatimet e pandërprera të Rusisë.

Nga ana tjetër shumë gra lindën në bunkerët, bodrumet dhe strehimoret në të gjithë vendin. Për disa të tjera kjo ditë ishte e mbushur me rrugëtimin e gjatë për t’i ikur luftës e për të shpëtuar kokën.

Ukrainasit po shënojnë atë që është gjithmonë një ditë e rëndësishme në kalendarin e tyre me akte të përditshme guximi – edhe pse miliona gra dhe vajza të reja janë në arrati, nën zjarr ose të bllokuara në shtëpitë e tyre nën bombardimet e egra ruse.

Në një bodrum në Kiev, Diana punon natë e ditë për të ndihmuar njerëzit ndërsa thotë se gjithmonë vesh të kuqe për të ruajtur humorin e saj.

Lulet dhe çokollata janë dhuratat e zakonshme të kësaj dite. Deputetja Lesia Vasylenko shkruan se ka marrë një ëmbëlsirë të vogël këtë vit, në vend të një buqete të madhe me lule; ajo e përshkruan atë si “dhuratën më të madhe dhe më të ëmbël” të jetës së saj. Edhe pse lufta po i shkatërron kaq shumë, ukrainasit po bëjnë përpjekje të mbrojnë diçka nga jeta e tyre. Tokën e tyre.

Në një kohë kur gratë në të gjithë botën luftojnë për të forcuar edhe më tej të drejtat e tyre në shoqëri, gratë në Ukrainë po luftojnë për lirinë e tyre, po luftojnë për të mbrojtur familjen dhe popullin ukrainas. Dje gratë kanë marshuar në rrugët e qyteteve për të drejtat e tyre, por një realitet krejt ndryshe u shfaq nga Ukraina, ku janë parë gra me veshje ushtarake e me armë në duar në frontin e luftës.

8 Marsi të jetë një thirrje për të gjithë gratë, që së bashku të ftojnë shoqërinë që të kuptojë se duke mbrojtur jetën e tyre kanë mbrojtur shoqërinë, kanë investuar për të ardhmen. Këto mesazhe u përcollën kudo edhe në Shqipëri.

Për herë të parë e festuan 8 Marsin në Shqipëri, jashtë vendit të tyre gratë e komunitetit afgan. Të gjitha ato që janë zhvendsour në Shëngjin, u bënë bashkë në një aktivitet në ditën ndërkombëtare të gruas.

Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte forca për të vijuar jetën pavarësisht vështirësive. Ky ishte një ndër aktivitetet e shumta të organizuara në Lezhë në ditën ndërkombëtare të gruas.

Falë mbështetjes që morën për t’u larguar jashtë vendit gratë afgane lanë pas vështirësitë dhe vuajtjet, ndërsa tashmë janë socializuar në vendin.

E njëjta atmosferë ishte dhe në Tiranë. Ajo që ra në sy ishin lulet shumëngjyrëshe në çdo cep të Tiranës e ku sytë e grave dhe vajzave nuk mungonte buzëqeshja dhe buqetat në duar. Disa prej grave kanë zgjedhur të protestojnë në këtë ditë për mbrojtjen e të drejtave.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.