Nivel inteligjence mbi mesetaren, 8 vjeçari shqiptar vë në vështirësi edhe mësuesit
Dritrin Selmani është 8 vjeçari gjeni që ka një nivel inteligjence mbi mesataren. Shpjegimi për planetet e satelitët është i thjeshtë për vogëlushin. Ai i kupton dhe i thjeshtëzon edhe disa enigma të universit.
Pas testimit nga instituti Atom niveli i inteligjencës për Dritrinin ka dalë i përafërt me kriterin e këtij institucioni që merret me fëmijë që kanë nivel inteligjence mbi normalen. Ai nuk mjaftohet me ligjëratat që mbajnë mësuesit për të dhe bashkëmoshatarët e tij. Djaloshi ka kureshtje të mësojë më shumë për gjërat. Për këtë, burim kryesor ka internetin, falë të cilit ka thelluar edhe më tej dijet dhe nivelin e përgatitjes.
Por nuk mjafton vetëm kaq sepse 8 vjeçari ka dhe një kujtesë shumë të mirë. I mëson gjërat shpejt dhe më pas ka dëshirë që ti ndajë me tjerët. Gjatë orëve të mësimit shpesh vë në vështirësi edhe mësuesit me njohuritë që ka. Ai madje po harton teste edhe për mësimdhënësit e tij.
“Janë shumë të vështira dhe ne nuk mundemi me u përgjigj, në të gjitha fushat, në të gjitha lëndët”, tha mësuesja e Ditrinit, Jehona Kastrati.
Përveç astronomisë të cilën e ka të preferuar e që shumë nga punimet e tij i ka paraqitur edhe në këtë libër të botuar për të vogëlushi e njeh mirë edhe anatominë e trupit të njeriut.
function execute_YTvideo(){return youtube.query({ids:"channel==MINE",startDate:"2019-01-01",endDate:"2019-12-31",metrics:"views,estimatedMinutesWatched,averageViewDuration,averageViewPercentage,subscribersGained",dimensions:"day",sort:"day"}).then(function(e){},function(e){console.error("Execute error",e)})}Powered by Embed YouTube Video
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
