Nga fermere e thjeshtë në një eksportuese globale
Ajo kujton ditët që punonte në serën e saj të vogël, për të siguruar të ardhura për fëmijët e familjen e saj. Kujton mundin dhe rrezet e forta të diellit, që përvëlonin akoma më shumë nën plastikën e serës. Nuk ka haruar asgjë, edhe pse sot firma e cila mban emrin e djalit të saj eksporton rreth 9 kamionë në ditë, afërsisht 200 ton perime. Ajo bën një xhiro prej 5 milion euro në vit, duke qenë gjithashtu një burim tëardhurash për mijëra fermerë dhe familjet e tyre në të gjithë Shqipërinë.
Kjo është Nedrete Arapi gruaja fermere nga Zgjana e Lushnjës që sot është bërë një ndër ekportueset më të mëdha të perimeve shqiptare në katër anët e botës. Me bllok në dorë ajo merr dhe jep porosi, nga Bukureshti, në Suedi, Poloni, Kosovë, Bullgari, Çeki, Mal të zi deri në Irak.
Nedrete është 57 vjeçe. Pa make up, pa taka, por me vrap me vrap, ka mbi 25 vjet që jeta e saj ecën kështu. Këtë grua të thjeshtë më shumë se në shtëpi ose në kafe e gjen mbi kamionë, mes fermereve, mes arkave të perimeve që paketon përditë dhe i çon në katër anët e botës
Në mbremje vonë pret fermerët me prodhimet e tyre nga gjithe Shqiperia dhe ne mëngjesin e së nesermes ajo nis kamionët nëpër botë, të firmuar me produkte bujqësore ‘Made in Albania”. Për Nedretin nuk ka qënë e lehtë të arrinte deri këtu. Nga fshati Zgjanë ku kultivonte perime në serën e familjes nisi të shiste produktet e para të tregun e Lushnjës, ku siguronte mbijetesën e familjes së saj.
Teksa ishte duke shitur i thonë se një makinë me destinacion në Mal të Zi kishte mbeturnë rrugëprej tre ditësh pasi nuk ngarkonte dot shalqi. “E ndihmova, ishte një shofer shkodran, e cova ne Zharnec ku i sigurova një prodhim të mirë me shalqi cilësor. Më dha vetëm 25 mijë lekë në dorë, me atë klient punoj dhe sot” kujton Nendreti e cila ka ngritur gjithçka vetë, investimin, tregjet, klientelën, prodhimin.
Nedreti nuk është vetëm tregtare e zonja, por dhe këshilluese shumë e mirë. Ajo u mëson fermerëve “hiletë’’ e kësaj pune, kur dhe sa prodhim duhet të mbjellin, në mënyrë që shitjet të jenë optimale, si t’i trajtojnë prodhimet e tyre dhe si t’i mbajnë ato sa më larg ndotjeve me kimikate.
‘’Më vjen të qaj kur shoh qindra vajza e djem që rrinë kafeneve, e ankohen që nuk ka punë, e nuk ka të ardhme, kur mirëqenia mund të mos jetë më larg së në fermën apo në fshatin e tyre,’’ thotë Nedrete duke na shpjeguar sfidat që ka në gjetjen e punonjësve për pikën e grumbullimit të fruta – perimeve që ajo drejton.
Nedrete ka arritur të thyejë tabutë për ‘’seksin e dobët’’ duke treguar me vepra qëështë jo vetëm një nënë sakrifikuese, një grua që ka marrë frerët e familjes në dorë, por edhe një biznesmene e e zonja, qëtashmëngre zërin për problemet e bujqësisë shqiptare. Edhe pse në minorancë, mes burrash biznesmenë, për të cilët rruga drejt suksesit mund të ketë qënë me e lehtë vetëm për faktin se janë meshkuj, Nedrete Arapi ëahtë një nga biznesmenet që i ka peshë fjala.
‘’Edhe pse jo me fjalë të bukura por me fjalë zemre’’ siç thotë Nedrete, ajo nuk resht së ngrituri zërin për problemet që ka bujqësia dhe eksportuesit, pasi të gjitha këto janë përvojë jete për tv. E me gjithë sfidat, ajo serish beson e punon fort për një Shqipëri më të begatë dhe bujqësi më të frytshme, duke ëndërruar që të rinjtë t’i kthehen fshatit e bujqësisë.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.



