Fuqia e bamirësisë, mundësia për t’u bërë të veçantë në mesin e njerëzve
16/06/2018 Shpërndaje

Fuqia e bamirësisë, mundësia për t’u bërë të veçantë në mesin e njerëzve

Bamirësia është një akt i dhënies ose më sakt mund themi shpirti i dhënies. Dhënia e 10% të të ardhurave tuaja në organizata jofitimprurëse. Bamirësi do të thotë të përmbushësh nevojën e nevojtarëve. Ajo çfarë ju nevojitet është paraja, dashuria, gjërat, kujdesi, shoqëria juaj, buzëqeshje etj.

Bamirësia nuk është të japësh diçka me nxitim. Mos harroni nëse paratë tuaja nuk përdoren me mençuri, atëherë do të dënoheni, sepse po inkurajoni një person që të bëjë vepra të këqija duke i dhënë para, p.sh. për të pirë alkool, për të marrë drogë me paratë tuaja kështu që duhet të jeni të vetëdijshëm kujt ia jepni paratë.

Bamirësia e vërtetë është të japësh pa pritur diçka në këmbim. Kur shpenzoni nga xhepi juaj atëherë do të merrni 10 herë më shumë nga zoti. Nëse nuk keni asgjë për të dhënë atëherë përdorni aftësitë tuaja për të bërë bamirësi. Ju mund të ndihmoni edhe përmes profesionit tuaj, për shembull mjekët mund të vizitojnë të varfërit dhe njerëzit e moshuar pa kosto.

Bamirësia fillon në shtëpi. Së pari, hidhni një sy në shtëpinë tuaj. Kushdo që ka nevojë. Filloni nga shtëpia dhe pastaj dilni jashtë.

Ka shumë mënyra për të bërë bamirësi. Si të adoptosh një fëmijë, ta rrisësh atë ose të adoptoje një kafshë, të shkosh në shtëpinë e të moshuarve dhe t’i shoqërosh, të dëgjosh zemrën, të shkosh në jetimore dhe të kalosh kohë me fëmijët e çosh diçka për të pirë, çokollata dhe ëmbëlsira.

Ju mund t’i ndihmoni njerëzit me trupin tuaj, mund të ndihmoni tdikë me duar, duke dëgjuar dhimbjen e dikujt nga veshët tuaj, duke dhënë këshilla, duke i falur buzëqeshje, duke e inkurajuar atë, duke iu përgjigjur me mirësjellje etj.

Nëse po jepni, atëherë përpiquni të jepni ato gjëra që janë të vështira për t’u blerë nga nevojtarët. Mos u jepni ato gjëra që nevojtarët mund të blejnë lehtësisht. Ne jemi të gjithë njerëz mbi këtë tokë kështu që gjithmonë duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në kohën më të keqe.

Përfitimet e bamirësisë janë të panumërta. Ju do të jeni të lumtur pa asnjë arsye. Do të merrni më shumë, madje më tepër nga çfarë do të jepni. Bamirësia sjell buzëqeshje në fytyrën e dhënësit. Bamirësia ju bën të shëndetshëm dhe të pasur. Do t’ju përmbushë të gjitha dëshirat tuaja. Bamirësia do t’ju lulëzojë. Çdo yll, i pasur dhe i suksesshëm bën bamirësi, prandaj ata bëhen të veçantë në mesin e njerëzve.

Shpirti i dhënies:

1) Dashuria: ekziston mungesa e madhe dashurie në botë dhe mendoj se të japësh dashuri është gjëja më e mirë që mund të bësh.

2) Kohë dhe vëmendje: T’u japësh kohë dhe vëmendje njerëzve të vjetër dhe njerëzve të trishtuar për të dëgjuar zemrën e tyre.

3) Lumturi: Bëni çdo veprim të mirë, pra duke qenë i sjellshëm, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar nënën tuaj në kuzhinë dhe përhapeni lumturinë duke shpërndarë gjëra mes fëmijëve dhe të rriturve.

4) Buzëqeshje: “Ne kurrë nuk do t’i dimë gjitha të mirat që mund të sjellë një buzëqeshje e thjeshtë”. Nënë Tereza

5) Gjërat e humbura: Keni gjëra, dhe ju nuk e dini, atëherë do të thotë se nuk janë për ju. Jepini të gjitha gjërat tuaja të humbura.

6) Ushqimi ushqen të varfërit, kafshët dhe zogjtë. Mos e hidhni ushqimin që iu ka mbetur, por jepuani të varfërve.

7) Mos kërkoni shoqëri të mirë. Jepuani shoqërinë tuaj të tjerëve. Bëhu mik i mirë dhe të gjithë do të vrapojnë pas jush.

8) Ka shumë njerëz që vdesin çdo ditë për shkak të mungesës së gjakut. Disa janë të varfër, ata nuk mund të blejnë, disa mund të blejnë, por ka mungesë, kështu që dhuroni gjak dhe ruani jetën e të tjerëve.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.