Shqipëria do buzëqeshë këtë verë nëse bëni veprimet e duhura
Plazhet në Shqipëri gjatë sezonit turistik ndoten mbi normën e lejuar. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë plazhet si ai i Zvërnecit, më së shumti pjesa pranë Petroliferës, Plazhi i Vjetër, zona pranë Akademisë së Marinës dhe Plazhi i Ri janë konsideruar si më problematikët sa i përket nivelit të ndotjes së ujit. Këto janë më të ndoturit sa i përket zonës së Vlorës, por problematike janë edhe zona të tjera bregdetare.
Vit pas viti numri i turistëve të huaj ka ardhur duke u rritur gjatë sezonit turistik në vendin tonë, por ndotja është një pengesë. “Smile Albania” është një nga projektet e prezantuara nga qeveria, ku 1000 të rinj e të reja janë angazhuar për të mirëpritur dhe informuar turistët si edhe promovuar ndjenjën e përgjegjshmërisë qytetare për pastërtinë e plazheve.
Nisma të tilla të ndërmarra nga organizata të mjedisit, organizata vullnetare, të rinj dhe banorë të zonave përkatëse, kanë synim të rrisin ndjenjën e përgjegjshmërisë te pushuesit si dhe të pastrojnë plzhet e prekur nga ndonja.
Plazhet janë destinacioni i përsosur në një ditë të nxehtë, por sasia e ndotjes së plazhit dhe mospërfillja për mjedisin është shkak për shqetësim. Është e rëndësishme të ndërmerren hapa për të mbajtur plazhet e pastra dhe për t’i mbajtur të ‘shëndetshëm’, jo vetëm për ne, por për kafshët e egra që ekzistojnë në këto habitate. Meqë sezoni ka filluar, kur të shkoni në plazh, mbani në mend këshillat e mëposhtme për të minimizuar dëmet mjedisore:
1.Hidhi larg mbeturinat tuaja; Kjo mund të duket e panevojshme, por do habitesho nëse shikoni se sa njerëz i lënë plehrat e tyre prapa. Mbledhja dhe hedhja e plehrave larg ndikon drejt në parandalimin e ndotjes së plazhit dhe mbajtjes së një ekosistemi bregdetar të shëndetshëm. Mbeturinat mbeten në rërë, gjë që çon në ndotjen e ujit dhe rrezikon jetën detare.
2. Shmangni sjelljen e plastikës; Shumica e mbeturinave që gjenden në plazhe janë plastike. Plastika është jashtëzakonisht e dëmshme për jetën detare, sepse kurrë nuk prishet dhe është toksike. Zogjtë, breshkat e detit dhe jetën tjetër detare shpesh e perceptojnë plastike si ushqim. Përdorimi i shisheve të ujit metalik të riusueshëm dhe qeseve për pazaret janë mënyra më e mirë për të ruajtur dhe mbrojtur ekosistemin e plazhit.
3. Shmangni krijimin e pengesave për kafshët; Karriget, cadra dhe batanije mund të duken të padëmshme, por mund të dëmtojnë kafshët. Ata mund të ndërpresin disa rrugë natyrore të kafshëve, për shembull; breshkat e detit që kalojnë nëpër rërën drejt ujit. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të mos lëmë asgjë prapa.
4.Mos ‘ushqeni’ jetën e egër; Ushqimi i kafshëve mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e tyre. Ushqimi i kafshëve në plazh mund të çojë në rritje të mbetjeve fekale, e cila krijon më shumë baktere në ujë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
