Nëse një fëmijë gjobitet se shet limonadë, kjo kompani i ndihmon falas që të përballen me ligjin
Nuk ka asgjë më irrituese se kur një sipërmarrës i vogël në moshë gjobitet sepse provoi të shesë limonadën në një ditë të nxehtë vere.
Mund të tingëllojë qesharake, por në të vërtetë ndodh. Ndërsa disa shtete kanë legjislacion që i përjashton fëmijët nga detyrimi për të marrë leje biznesi apo licencë për shitjen e ushqimit, disa shtete të tjera s’e kanë një përjashtim të tillë.
Pra, si mjet për të mbështetur biznesin e lemonadës së fëmijëve, kjo markë e pijeve ofrohet të mbulojë të gjitha shpenzimet ligjore falas.
Country Time po fillon shërbimib “Legal-Ade” të kompanisë së tyre: një ekip që është i përkushtuar për të ndihmuar fëmijët të shesin limonadë. Nëse një fëmije merr një gjobë për shitjen e limonadës, Legal-Ade ofrohen të mbulojë deri në $ 300 të kostos.
E njëjta gjë vlen edhe për çdo fëmijë që i kërkohet të paguajë tarifat e aplikimit për një leje biznesi.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
