I ndau lufta, nënë e bir u ribashkuan pas 3 mijë kilometrash udhëtim
18/04/2022 Shpërndaje

I ndau lufta, nënë e bir u ribashkuan pas 3 mijë kilometrash udhëtim

Pasi redaktori i BBC Monitoring për Rusinë, Vitaly Shevchenko  foli për rreziqet që lufta në Ukrainë përbënte për familjen e tij në Zaporizhxhia, dy persona të cilët dëgjuan historinë e tij punuan së bashku për të shpëtuar nënë dhe hallën me aftësi të veçanta.

Pas një udhëtimi 35-orësh, që shtrihej 2000 milje (3218 km ) dhe pasi  kaloi 5 vende, Vitaly u ribashkua me anëtarët e familjes.

“Kur mami më tha që luftimet po afroheshin dhe shpërthimet dëgjoheshin gjithandej, mendova se nuk do t’i shihja më”, tha ai.

Anastiasia Cotton, një studente në Ukrainë pasi dëgjoi historinë e tyre organizoi një ambulancë për të çuar familjen e Vitalyt nga Ukraina në kufi me Poloninë. Në kufi, një vullnetar britanik i ndihmoi ato.

“Çfarë ke bërë për ne është e pabesueshme, e mrekullueshme dhe ju na shpëtuat”, i tha Vitaly atij.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.