Nënat e fshatit
08/03/2018 Shpërndaje

Nënat e fshatit

Ndërsa gratë e qytetit kishin planifikuar që festën e 8 marsit ta kalojnë duke festuar në një lokal, me muzikë dhe ushqim të mirë, ndryshe mendohet të jetë kaluar kjo ditë nga zonjat dhe zonjushat në fshat.

Në këtë foto shihet një nënë fisnike, e qeshur dhe e lodhur nga puna, teksa qëndron në këmbë me një shkop në dorë pas bashkëshortit i cili po ecën hypur mbi gomar. Kjo foto është shpërndarë në rrjete sociale nga gazetarja Beti Njuma e cila mes të tjerash vë theksin te detaji, që zonja qëndron në këmbë ndërsa zotëria si më i “privilegjuar”, mbi gomar. “A nuk e meriton kjo fshatare e lodhur nga puna dhe jeta veç një vend mbi gomar?”. Kjo foto tregon dallimin që ende egziston në disa apekte mes dy gjinive, sidomos në fshat.

“Për gratë urbane që sot festuan 8 marsin, për ato që kërkojnë veç më shumë përfshirje në politikë, po sjell këtë foto të shkrepur gjatë udhëtimeve të mia nëpër Shqipëri! A nuk e meriton kjo fshatare e lodhur nga puna dhe jeta veç një vend mbi gomar?”, shkruan Beti Njuma. Megjithatë, natyra e gjelbërt dhe rrezet e diellit si duket i kanë dhënë më shumë hijeshi kësaj nëne të nderuar gjatë një ditë të zakonshme pune në fshat.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.